Çuçi në "James Vu", optimist për statusin, reforma territoriale borxh i politikës ndaj shqiptarëve
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka folur me optimizëm për marrjen e statusit në fund të muajit qershor.Për Çuçin kjo është një çështje emocionale, më shumë sesa administrative, pasi pjesën burokratike me Brukselin ai e quan të kaluar që në muajin dhjetor.“Rekomandimi ishte i qartë që në dhjetor. Komisioneri Fyle, është një testues i mirë i situatës dhe fakti që ai është optimist, duhet të na bëjë dhe ne të jemi optimist”,tha Çuçi i ftuar në emisionin “James Vu” të gazetarit Musfata Nano në “Ora News”.“Në dhjetor ai nuk ishte shumë optimist, duke na thënë se duhet të punoni fort me 3-4 vende të Europës. Kryeministri Rama ka patur takime shumë pozitive me kryeministrin e Hollandës , Gjermanisë dhe i tillë besoj do të jetë dhe ai i javës së ardhshme në Francë”, ka shtuar ai.Atë që ndodhi me Europën, Çuçi e quan një gjendje natyrore, një gjendje postmoderne.e.k/oranews/online“Perëndimi ka patur një rrugë të paracaktuar progresi. Sot jetojmë në një kohë post moderne e cila shkeputet nga rrugët e paracaktura dhe lëviz jo vetem në një trajektore por dhe në dimesione krejt të tjera. Kjo si rezultat i zhvillimit të vrullshëm në pjesen tjetër të globit. Europa për ne shqiptarët nuk ështe thjesht luks apo përshkallëzim për progres, por është edhe emocion, madje Kadare e ka quajtur vatër. Si e tillë ka brenda pjesën emocionale”, tha Çuçi.I provokuar nga një fotografi harte, Çuçi bën një analizë të plotë për çështjen e shumëpërfolur territoriale, ku Shqipëria nga 380 njësi vendore, do të këtë vetëm 47.Sipas tij, reforma territoriale është një borxh që politika ia ka shqiptarëve.“Ne duam t’i japim reformës së decentralizimit gravitetin e duhur. Kjo reformë bëhet të rritet cilësia e jetës së qytetarit. Këto janë reforma që bëhen për të administruar sa më mirë paratë që mbledhim nga taksa-paguesit shqiptar, për të mos i çuar për të shëndoshur portofolët e adminitratorëve lokal, por për shërbime për njerëzit. Në vitin 1990 zgjodhëm të qeverisnim ndërmjet decentralizimit dhe mbajtëm të njejtën strukturë territoriale të para viteve 90, e cila ishte krijuar per t’iu përgjigjur një modeli krejt tjetër të organizimit të shtetit që ishte mbi bazën e kooperativës bujqësore dhe qyteteve”, tha Çuçi.I provokuar nga imazhet e moderatorit Mustafa Nano, Çuçi ka folur me nostalgji për Tiranën e viteve 80, ku cilësia e jetës fizike ishte shumë herë më e mirë se ajo që kryeqyteti ofron sot.“Alternativat e shumta të zgjedhjeve jo domodoshmërisht të bëjnë më të lumtur, apo më të kënaqur. Na ka shijuar më shumë ajo kohë kur muzika dëgjohej fshehurazi”, tha ai.Fotografinë e fundit, atë të një zotërie që fut para në xhepin e kostumit e paralelizon me situatën e korrupsionit në Shqipëri. Me tone të ashpra ai shprehet i shqetësuar për fenomenin që është kthyer në pjesë të kulturës shqiptare.“Mua nuk më shqetëson feja, më shqetëson korrupsioni, kjo po bëhet feja jonë, po bëhet një kulturë që ne e kemi pranuar dhe që tanimë nuk na bën më përshtypje. Ne duhet të alarmohemi, sepse kjo nuk i bën më përshtypje as pjesës elitare. Ne jo vetëm paguajmë, por as na bën përshtypje ky fenomen”,- ka thënë ai.