Arditi feston ditëlindjen me një tortë beratase

arditi

Këngëtari i njohur dhe moderatori Ardit Gjebrea ka festuar ditën e djeshme 51-vjetorin e lindjes.

Por këtë vit, ashtu siç shkruan edhe vetë Arditi në faqen e tij në “Facebook”, ka qenë një ditëlindje ndryshe, pasi ai e ka festuar në Skrapar me një tortë beratase.

Në festimin e ditëlindjes së tij, ashtu si duket edhe në foto ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan Alexander Arvizu.

“Ja edhe torta, për herë të parë në jetën time një tortë ditëlindjeje e bërë në Berat.

Sonte po festoj në Skrapar. E ndiej veten të bekuar për familjen që kam, për miqtë e shtrenjtë që ndaj gëzimet dhe hallet e mija, për kolegët dhe bashkëpunëtorët që djersisim bashkë, për të gjithë ju që më keni dhuruar dashurinë dhe forcën. – Motiv i fortë të jetoj akoma!”, shkruan Arditi në “Facebook”.