Poroshenko betohet si President: Rusisë nuk i japim Krimenë

Kiev- Petro Poroshenko u betua si president i Ukrainës, duke prezantuar edhe një plan për dhënien fund të konfliktit në lindje të vendit.Poroshenko u përurua në prani të dhjetra personaliteteve të huaja, përfshirë zvpresidentin e SHBA Xho Bajden.Në ceremoninë e zhvilluar në parlamentin e Kievit ishte i pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani.Manjati 48-vjeçar, i cili fitoi zgjedhjet e 25 Majit, ofroi bisedime me separatistët e lindjes duke u shprehur se është kundër luftës apo hakmarrjes.Në programin e paqes, mbreti i çokollatave ofroi zgjedhje të parakohëshme në lindje të Ukrainës dhe decentralizim të pushtetit tek administratat rajonale."Unë nuk dua luftë, unë nuk dua hakmarrje, pavarësisht nga sakrifica e madhe e popullit ukrainas", deklaroi ai.Presidenti i zgjedhur i Ukraines, u bëri thirrje separatistëve në lindje të ulin armët, duke thënë se ai do të garantojë dëmshpërblim nga akuzat penale për të gjithë ata që nuk i kane duart me gjak. Ai shtoi se lufta nuk është rruga jonë.Poroshenko tha gjithashtu, se gjatë takimit me Putin, i kishte thënë presidentit rus se Krimea do të mbetet gjithmonë e Ukrainës, pavarësisht aneksimit nga Moska.Poroshenko tha se nuk do të ketë diskutim lidhur me integritetin territorial të Ukrainës."Ai dënoi sundimin e ish-presidentit Viktor Janukoviç, i cili shihet nga shumë si pro-rus dhe u largua nga detyra pas protestave popullore në shkurt të këtij viti.Poroshenko akuzoi Yanukovych për financim të terrorizmit në lindje, duke thënë se ai ishte "plotësisht përgjegjës për situatën që është atje.Në këtë ceremoni, Rusia u përfaqësua nga ambasadori i saj, të cilin Moska e tërhoqi pas largimit me dhunë të ish presidentit Viktor Yanukovych.E ndërsa Ukraina hyn sot zyrtarisht në një fazë të re, përplasjet në lindje të vendit, mes forcave ushtarake ukrainase dhe rebelëve pro-rusë vazhdojnë. Mëngjesin e sotëm janë shënuar të shtëna në rajonin e Sllovianskut dhe në jug të Mariupol.