Ekzekutimi në Shkodër, 1 vrarë, 2 të plagosur, viktima mbrojti djalin

Shkoder- Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë skenën e vrasjes së ndodhur mbrëmë në lagjen Bahcallek ku mbeti i vrarë Enver Barbullushi, ndërsa u plagos djali i tij dhe një i afërm i tyre. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe nga veprimet e para hetimore mësohet se objektiv ka qenë Nezir Shega, kushëriri i Barbullushit. 

E gjitha ka ndodhur reth orës 20:30 minuta në një lokal, pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Shkodrës.  

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje një automjet tip golf me targa Italiane me 4 persona brenda është futur në pikën e karburantit nga ku ka zbritur një person më kallashnikov në dorë duke qëlluar mbi 46- vjeçarin Nezir Shega i cili ka qenë i ulur në një tavolinë me 25- vjeçarin Samet Barbullushi. 

Pasi është qëlluar Shega është shtrirë brenda lokalit, ndërsa autorit i krimit ka tentuar të ngjitet në lokal për ta qëlluar përsëri. Por në këtë moment pranë pikës së karburantit ka qënë edhe babai i 25- vjecarit, Enver Barbullushi, i cili ka vërejtur autorin e krimit me kallashnikov duke u ngjitur në lokal dhe ka menduar se do qëllonte djalin e tij. 52- vjecari është përleshur me autorin që ka qënë duke u ngjitur në lokal, ndërkohë kallashnikovi është shkrepur me breshëri duke thyr xhamat e ambjentit përreth, si dhe të automjeteve. Në këtë moment përleshje nga golfi ka zbritur një tjetër përson dhe ka qëlluar me pistoletë në kokë 52- vjecarin Barbullushi. 

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe i biri, 25- vjecari Barbullushi i cili është qëlluar nga përsoni i dytë disa herë. Ndërkaq pak minuta pas kryerjes së krimit autorët kanë djegur automjetin pranë fshatit Mali i Hebajve në komunën e Berdicës vetëm 3 km nga vendi i ngjarjes. Edhe pse grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje, gjetja e provave ka qënë e pamundur pasi zjarri ka shkrumbuar gjithcka, ndërsa autorët kishin prerë edhe numrat e shasisë së automjetit. 

 Makina e krimit u ble ne Tirane Prokurori i çështjes ka bërë me dije për “Ora news” se automjeti Tip Golf ishte blerë nga autorët e krimit një javë më parë në Thumanë të kryeqytetit. Shenjestër e këtij krimi sipas organit të akuzës ka qënë 46 vjeçari Shega. Edhe pse policia ka konfiksuar pamjet e karburantit, identifikimi i autorëve mbetet i vështirë pasi të 4 përsonat kanë përdorur maska. 

Njoftimi i policise 

  1. Me datën 06. 06. 2014, filloi procedimi penal pasi në vendin e quajtur  Lagjja “Bahcallëk”, e qytetit Shkodërjanë qëlluar me armë zjarri automatik, duke marrë plagë të rënda shtetasit :
  • Enver Barbullushi, vjec 52, banues në Shkodër
  • Samet Enver Barbullushi, vjec 25, banues në Shkodër
  • Nezir Shega, vjec 46, banues në Shkodër.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Enver Barbullushi ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Dy shtetasit e tjerë të plagosur ndodhen të shtruar në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.  Gjithashtu në Fshatin Beltojë nga shërbimet e policisëështë gjetur i  djegur një automjet tip Wolswagen me targa Italiane, mjet i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorëte krimit në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, 14 copë gëzhoja model 56 mm. Nga ana e policisë janë identifikuar autorët e ngjarjes por për efekt të hetimeve nuk jepet identitetit i tyre. Po punohet intesivisht për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe sqarimin e motiveve. Materialet në Prokurori, nenet 79, 25 dhe 274/4 të Kodit Penal. 

 Në foto: Viktima Enver Barbullushi dhe karburanti në të cilën ndodhi ngjarja


Lajmi u perditesua