Brazili ne protestë 5 ditë nga Kupa e Botës
Vetëm 5 ditë na ndajnë nga nisja e kampionatit botëror të futbollit në Brazil ndërsa në këtë vend vazhdojnë protestat e dhunshme.Për të dytën ditë me rradhë, punonjësit e metrove dhe sindikatat e transportit në Sao Paolo, janë futur në kaos, pas përleshjeve të dhunshme me policinë. Kjo e fundit ka përdorur edhe gaz lotjsjellës.Gati gjysma e stacioneve të metrosë në Sao Paulo ishin të mbyllura duke shkaktuar kaos në trafikun e qytetit më të madh të Brazilit, në të cilit do të luhet edhe ndeshja hapëse e Kupës së Botës. Më shumë se 200 kilometra rrugë në këtë qytet ishin të bllokuara në orarin e pikut të mëngjesit.Punonjësit kërkojnë rritje të pagës së paku me 10%, ndërsa një raundi negociatash mes sindikatave dhe qeverisë ka dështuar, duke paralajmëruar për greva e protesta edhe në kohën e botërorit. Policia lëshoi gaz lotsjellës dhe u përlesh me protestuesit pranë një stacioni të metrosë në qendër të Sao Paulo.Një zëdhënës i policisë tha se policia ndërhyri pas protestuesit tentuan të futen në stacion. Zyrtarët e FIFA-s u shprehën të premten se ishin të bindur në suksesin e Kupës së Botës, pavarësisht protestave të vazhdueshme."Unë jam optimist se pas nisjes së turneut qytetarëve brazilian do t'i rikthehet humori"tha të enjten Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.Kupa e botës do të nisë më 12 qershor, me një ndeshje mes Brazilit, vendit mikëpritës të këtij super-eventi dhe Kroacisë në stadiumin "Itaquerao" në Arenën Korinthias në Sao Paolo.Për këtë arsye, edhe qeveria braziliane është nën presion për të shmangur cdo lloj incidenti e për të siguruar mbarëvjatjen e sistëmit të tranportit publik.Presidentja Dilma Rousseff ka siguruar miliona tifozë e turistë se gjithcka do të jetë në rregull në fillim të kupës së botës. Ajo theksoi se nuk do të lejojë që këto ngjarje të shkatërrojnë përgatitjet disa vjecare.Brazili këtë vit është përfshirë nga protestat e dhunshme, ku demonstruesit kanëkundërshtuar qeverisjen e keqe si dhe shpenzimet e mëdha për kupën e botës por edhe për lojrat olimpike që do të zhvillohen në këtë vend në 2016-ën.