Berat, marrëveshje për ndërtimin e 50 apartamenteve për të pastrehët
Shumë shpejt në Berat 50 familje të pastreha do të kenë apartamentin e tyre. Kjo falë marrëveshjes së bashkëpunimit që është nënshkruar sot mes Ministrisë së Zhvillimit Urban e Turizmit,Entit Kombëtar të Banesave dhe bashkisë së qytetit.Me një investim prej 140 milionë lekësh,pas dhënies së tokës nga bashkia e qytetit,do të fillojë ndërtimi i 50 apartamenteve në lagjen “Çlirim”,ku do të banojnë 50 familje të pastreha nga 780 që rezultojnë të regjistruar si të pastrehë në qytetin e Beratit.Pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryebashkiakun Fadil Nasufi,Ministrja e Zhvillimit Urban e Turizmit,Eglantina Gjermeni është shprehur “se kjo marrëveshje është mjaft e rëndësishme për faktin se 50 familje të pastreha do të mund të kenë më në fund një shtëpi,pasi prioritet për qeverinë Rama mbetet strehimi.”Këto ndërtime ka thënë ajo do të jenë me cilësi të mirë,me kosto të ulët dhe përdorim efiçent të energjisë,ndërkohë që ka garantuar se do të ketë edhe të tjera investime të rëndsishme në të ardhmen për këtë qytet.Brenda këtij viti ka vijuar Gjermeni do të përfundojë edhe rruga nacionale Berat-Lushnje,e cila do të ndikojë në shtimin e numrit të turistëve në Berat.