Mbetet në burg Albin Mexhaj dyshohet se furnizonte Julian Sinanaj me armë
Tirane- "Nuk e njoh Julian Sinanaj dhe nuk i kam shitur armë atij".Këto kanë qënë deklarimet e dhënë nga Albin Mexhaj dhënë në Gjykatën e Krimeve të rënda, aty ku ai u la në burg për akuzën e trafikut të armëve dhe furnizimin me armë të serial killerit.Avokati i tij pas përfundimit të seancës sqaroi se akuzat nuk qëndrojnë dhe do të kërkojë ndryshimin e masës.Albin Mexhajt iu komunikua akuza në burgun 302 në Tiranë aty ku ai qëndronte për armëmbajtje pa leje.Sipas hetimeve 29 vjeçari i ka shitur Sinanajt dy pistoleta dhe një jelek antiplumb me ndërmjetësimin e të penduarit Ndriçim Gjokona.Nga ana e saj Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e arrestit burg për Albin Mexhajn, i cili dyshohet se është edhe furnizuesi me armë i serial killerit Julian Sinanaj (Në foto), akuzuar për disa vrasje dhe vepra të tjera penale.HetimetFalë një hetimi disa mujor të Prorkurorisë për Krimet e Rënda pak ditë më parë organi i akuzës i komunikoi masën e sigurisë Albin Mexhajt, si i dyshuar kryesor për shitjen e armëve te 30 vjeçari Sinanaj, armë të cilat dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale.Mexhajt qëndronte në burgun e 302 që nga shkurti i këtij viti.Mësohet se Albin Mexhaj ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje,duke qënë se në mometin e arrestimit i janë gjetur 3 pistoleta.Nga hetimet e deritanishme të grupit hetimor rezulton e faktuar se 29 vjecari nga fshati Gerdec,i ka shitur Julian Sinanajt 2 pistoleta dhe një jelek antiplumb, të cilat janë gjetur në shtepinë e këtij të fundit,pas arrestimit të tij.Edhe në shitjen e armëve nga Mexhaj te Sinanaj, ndërmjetës mes tyre është Ndriçim Gjokona, i penduari i drejtësisë në këtë histori.Ndërsa biznesmeni Ilir Karçini, i akuzuar si porositësi për elminimin e bisnesmenit të gazit Piro Bare,porosi e cila do kryhej nga Julian Sinanaj ka kërkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndryshimin e masës së sigurisë.