Kosova në zgjedhje parlamentare, sot heshtje nesër votohet
Kosovë- Prej mesnatës në Kosovë ka nisur heshtja zgjedhore, që i paraprin votimeve të parakohshmeve.Gjatë dhjetë ditëve të fushatës, partitë politike kanë pasur mundësinë të prezantojnë programet e tyre politike, për të kërkuar votën e qytetarëve.Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara për të marrë pjesë në këto zgjedhje, sipas KQZ-së është 30 ku 18 janë parti politike; 7 iniciativa qytetare; 1 kandidat i pavarur; dhe 4 koalicione.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë bërë përgatitjet finale për zgjedhjet e së dielës, për të cilat janë akredituar rreth 30 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.Gjithashtu njoftoi se ka nisur shpërndarja e materialeve zgjehdore nëpër të gjitha vendvotimet ndërsa është mbyllur trajnimi i komisionerëve.Në anën tjetër në një deklaratë të përbashkët të përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, dhe shefave të misioneve të shteteve anëtare të BE-së, që janë të pranishme në Kosovë, theksohet se këto do të jenë zgjedhjet e para të përgjithshme pas përmbylljes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim - Asocimit me BE-në.Për të qenë zgjedhjet sipas standardeve evropiane, Misioni i OSBE-së përsëri do t'i monitoroj procesin dhe së bashku me vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë dhe lokalë, do ta vlerësojë korrektësinë dhe procedurat.Ndërsa një vlerësim për këto zgjedhje ka dalë edhe nga Demokracia në Veprim, e cila në bazë të monitorimit të fushatës parazgjedhore nga 449 aktiviteteve të zhvilluara nga partitë politike, nënvizon një trend pozitiv në krahasim me zgjedhjet e kaluara.Megjithatë Demokracia në Veprim thekson se gjatë fushatës janë keqpërdorur resurset publike si në pushteti në qendror ashtu edhe lokal.Ndërkohë për zgjedhjet e 8 qershorit garojnë 1235 kandidatë të cilët kërkojnë një vend në Kuvendin e Kosovës, ndërsa numri i votuesve është 1 milion e 782 mijë e 54, përfshirë edhe komunat veriore, me shumicë serbe.