"Alarm" çon në vend drejtësinë, Apeli rrëzon gjyqtarin Krasniqi, KLD nis procedimin

Pas një investigimi të gjatë e intensiv, emisioni “Alarm” ka arritur të zbardh të vërtetën e dosjes së shtetasit Stefan Sinani, të cilin nga të pafajshëm e viktimë e kthyen në të pandehur e madje fajtor, duke e denuar me gjashtë muaj burg .Historia fillon në tetor të vitit të kaluar, ku pas përplasjes së mjetit të tij tip ciklomotor, 49 kubik, me një makinë biznesi në Tiranë, organet e Prokurorisë e quajtën atë motorr dhe jo ciklomotorr sipas dokumentave që dispononte.Ky cilësim do të bëhej më pas bazë për hapjen e një proçesi gjyqësor, i cili u shoqërua me debate e sulme të ashpra nga ana e gjyqtarit Bujar Krasniqi, jo vetëm ndaj të pandehurit por edhe emisionit “Alarm”.Gjatë ndjekjes së rastit gazetarët mësuan zyrtarisht se mjeti i z.Sinani, nisur nga të dhënat teknike të tij, nuk duhet të kishte dëshmi aftësie ç’ka ishte bërë dhe objekt padie.Në gjykatën e shkallës së parë për këtë çeshtje penale, gjyqtari Krasniqi, nuk mori parasysh asnjë dokument të dalë nga institucionet shtetërore, përfshirë këtu dhe Drejtorine e Përgjithshme të Transportit Rrugor.Kështu në muajin dhjetor të vitit të kaluar ky gjyqtar në bazë të nenit 291 të kodit penal dha denimin 6 muaj burg per Stefan Sinanin.Pas pritjes disa mujore, ditën e djeshme trupi gjykues i Gjykatës së Apelit Tirane, kryesuar nga z.Lefter Jahaj e cilësoi këtë vendim si të pabazuar në prova e fakta të veprës penale, duke e rrëzuar atë.Në lidhje me këtë avokati Idajet Beqiri, i cili mori përsipër mbrojtjen vullnetarisht të Sinanit në jykaten e Apelit, pas mbylljes së seancës u shpreh:“Tashmë një i dënuar mori pafajësinë, por përballë këtij procesi të mbyllur, një tjetër ende vazhdon.Pas dhënies së vendimit nga ana e gjyqtarit Krasniqi dhe publikimit të këtij rasti në Alarm, Këshilli i Lartë i Drejtësisë por edhe vetë Ministri Nasip Naço, ka nisur procedimin disiplinor ndaj këtij të fundit i cili rrezikon shkarkimin nga detyra.