Hajdaraga: Droga e Lazaratit rrjedh në damarët e shtetit, në Parlament s’ka elita
Ish-ministri i Jashtëm dhe politologu, Luan Hajdaraga ka folur me tone të ashpra ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend.Për Hajdaragën paratë e drogës së Lazaratit janë në politikë e në Parlament, aty ku ish-ministri i Jashtëm thotë se nuk ka elitë.“Seancat parlamentare janë kthyer në arenë lufte” thotë Hajdaraga i ftuar në “Ora e Intervistës” në edicionin qendror të lajmeve në RTV Ora Neës.Një numër i madh deputetësh , tha ai, duket sikur vijnë nga “tribu”.Përballë kësaj situate ndryshimi i sistemit zgjedhor shihet prej tij si zgjidhje për një Parlament që të përfaqësojë popullin dhe interesat e tij, e jo Kryetarët e PartiveParatë e pista të Lazaratit rrjedhin në të gjithë damarët e shtetitHajdaraga: “Droga është një fenomen shoqërues i gjtihë kësaj periudhe. Është një fenomen jo vetëm i yni, por i të gjitha vendeve. Është e vërtetë që ka një vit që është bërë një fenomen rekrudeshent, ndaj duhet analizuar se cilët janë faktorët që kemi një lum droge. Lazarati ose zonat e tjera nuk janë të importuara, nuk kanë ardhur me vagonë treni. Ato kanë qenë aty, kanë 20 vjet dhe ne kemi mbi 20 vjet që nuk po i mundim dot. Këtu nuk është vetëm problem i Lazaratit, ajo fillon që nga mbjellja, paketimi. Ne po merremi me bishtat, por ajo është një infrastrukturë sa kriminale dhe poltike. Sa i takon atij që e mbjell, i takon dhe agallarëve të mëdhenj. Ata që kanë bankat e drogës dhe pastaj investimet e parave të drogës, të cilat në Shqipëri tashmë janë evidente. Ne i referohemi Lazaratit, aty ku mbillet, por Lazaratin e kemi kudo. E kemi në bankë, në poltikë, në ndërtime, në Parlament, në Gjykata, në Prokurori. Pra paratë e pista të Lazaratit rrjedhin në të gjithë damarët e shtetit. Kjo është një këmbanë që duhet të na çaj daullen e veshit dhe nuk është më zile”Ne Parlament nuk ka elite, duket sikur Vijnë Nga “Tribu”Luan Hajdaraga tha se partitë politike nuk kanë arritur të kenë filtrat e e nevojshëm që të kalojnë në parlament deputet që të kenë cilësitë dhe vlerat e shënuara të përfaqësuesëve të popullit. “Seancat parlamentare janë kthyer në arenë lufte pa principe, luftë personale që nuk ka të bëjë me asgje, as me programe, as me qëndrime politike, por me çështje personale. Kjo nuk ka ndodhur as më parë. Ky produkt që kemi në 2014, në krahasim me Parlamentin e një dekade më parë janë ku e ku”.Sipas Hajdaragës, zgjedhjet e reja parlamentare duhet t’i gjejnë partitë politike me sistem të ri rekrutim. Një numër I madh deputetësh , tha ai, duket sikur vijnë nga “tribu”. Përballë kësaj situate ndryshimi I sistemit zgjedhor shihet prej tij si zgjidhje për një Parlament që të përfaqësojë popullin dhe interesat e tij, e jo Kryetarët e PartivePartia Demokratike nuk ka kauzaI pyetur nga gazetari Drini Zeqo mbi sjelljen e opozitës dhe grevën, Hajdaraga tha se opozita duhet të etiketonte atë që është bërë gabim dhe atë që do të bëhej, por sipas tij këto nuk janë bërë dhe ajo nuk e ka gjetur busullen duke u marrë me fragmente. Hajdaraga e quan protestën e dy javëve të mëparshme një kopje të zbehtë të PD, pasi sipas tij kauzat e saj duhet të jenë alternativat dhe jo dënimet.Për Ramën: Nëse ministrat nuk bëjnë detyrën të lëvizin“Nuk mund të paragjykosh kabinetin, nëse nuk ke bërë bilance”. “Pas një viti duhen bërë bilancet e para, me shifra, me institucione. Nuk mund të paragjykosh kabinetin. Nëse një pjesë e ministrave kanë realizuar objektivat e tyre, ata do vazhdojnë dhe nëse nuk e bëjnë ata do lëvizin sepse kjo është dinamika e vazhdimit. Çfarë do thuash pas 6 muajsh nëse analizën e bën pa ardhur koha, ka shtuar ai.” “Në parlament nuk ka elitë, elitë europeiste të Shqipërisë”.Shanset e Shqipërisë për statusin janë pozitiveAi i ka cilësuar pozitive shanset e Shqipërisë, për marrjen e statusit pas raportit të Komisionit Europian. Sipas Hajdaragës vendi ynë ndodhet në një moment jo shumë të favorshëm, për shkak të zgjedhjeve në PE dhe euroskeptikëve. Por pavarësisht të ashtëquajturit “tërmet”, themelet e BE nuk duhet të vihen në dyshim, pasi ajo ka një imazh dhe reputacion të jashtëzakonshëm.“Shanset e Shqipërisë janë shumë pozitive në sensin që nuk ka një kushtëzim si radhët e kaluara. Është një dokument mjaft pozitiv për arritjet e Shqipërisë ”, tha ai.