Danaj hedh poshtë akuzat e PD: Jam i pafajshëm, ja dëshmia e penalitetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2014, 13:00
Vlorë- Kreu i ri i Këshillit të Qarkut të Vlorës, ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike. Sadrit Danaj,ka hedhur poshtë akuzat e PD-së, duke i cilësuar si shpifje dhe të pavërteta.''Dje, kemi qenë dëshmitarë të një dezinformimi të paprecedentë, të pabazuar në etikën politike dhe morale, të pabazuar në fakte dhe dokumente, por të servirura nga qarqe dashakeqëse dhe penguese për proceset zhvilluese të shoqërisë, shpifje ordinere për dëmtimin e imazhit personal dhe vlerave morale'', theksohet në deklaratën e Danaj.Kreu i ri i Këshillit të Qarkut të Vlorës thotë se dëshmia e Ministrisë Drejtësisë italiane tregon se nuk qenë i dënuar dhe nuk ka ndonjë akuzë për ndonjë vepër penale ne shtetin italian.Fill pas deklaratës së kreut të sapoemëruar në qarkun e Vlorës, Sadrit Danaj, ka reaguar nëpërmjet një komunikimi për mediat sekretari në fuqi i qarkut të Vlorë, Ridvan Mersini, i cili theksoi se kryetari e stafi aktual ( i meparshem )i qarkut po presin verdiktin mbi ligjshmërine e mbledhjes se zhvilluar dje dhe vendimeve të marra në të nga ana e institucionit të Prefektit të qarkut .Mersini tha se për këtë çështje i janë drejtuar dhe gjykatës, ndërsa sqaroi se vendimet e mara në mbledhjen jashte rradhe të së mërkurës janë të pa protokolluara dhe pa firmën e institucionit .Deklarata e plotë e kreut të këshillit të qarkut Vlorë, DanajSot, si Kryetar i ri i Qarkut te Vlores, ju kam ftuar ne kete konference shtypi, per t' ju informuar mbi ndryshimet qe ndodhen ne mbledhjen e organizuar ne Keshillin e Qarkut Vlore, diten e djeshme. Ne kete mbledhje u be shkarkimi i Kryetarit Dhimojani me 39 vota, qe perbejne nje kundershti prej 66 % te gjithe numrit te keshilltareve. Dhimojani e drejtoi per gati 3 vjet Keshillin e Qarkut, dhe pse ky Keshill ishte me shumice absolute te koalicionit te majte.Ne mbledhjen e djeshme, Keshilli i Qarkut me zgjodhi mua ne krye te vet, me 43 vota pro, qe do te thote 72% te votes se pergjithshme. Ky rezultat vuri drejtesine ne vend , nje drejtesi te munguar prej tre vjetesh,dhe e thene ndryshe, kjo e con haken tek i zoti, sepse i jep shumices se majte dhe Partise Socialiste vendimin e Qarkut, ashtu sic dhe ka shumicen ne Keshill .Pas largimit te ish-kryetarit nga salla, mbledhjen e qarkut e drejtoi Zv. kryetari i keshillit te qarkut zoti Dhimitraq Lapa, me korrektesi dhe me respekt te plote te vullnetit dhe te kerkeses se shumices absolute te anetareve te qarkut. Me kete rast deshiroj ta falenderoj zotin Lapa per gjithe sjelljen e tij te pergjegjshme dhe konstruktive si dhe t'i garantoj atij nje bashkepunim te plote ne vazhdimesi. Mbas zgjedhjes time si kryetar, zoti Lapa duke qene krejtesisht serioz ne vleresimin e situates se qarkut, beri doreheqjen si Zv. Kryetari i ketij keshilli.Ne vend te zotit Lapa, Qarku zgjodhi zotin Arallmab Pandehi, i cili sot, eshte ketu ne krahun tim. Z.Pandehi eshte kandidature e propozuar nga Partia: BASHKIMI PER TE DREJTAT E NjERIUT ( pjese e koalicionit te majte) dhe eshte anetar i Keshilit te ketij Qarku.Me kete rast deshiroj te falenderoj Z.Pandehi per marrjen e kesaj pergjegjesie, qe krahe per krahe me mua, te permbushim te gjitha detyrimet dhe pergjegjesite qe na ka ngarkuar koalicioni i majte dhe shumica e keshilltareve te qarkut .Gjithashtu deshiroj te falenderoj perzemersisht gjithe keshilltaret qe paten besimin e plote tek une , dhe me dhane nje mandat te forte, i cili eshte obligues per mua, dhe me mbush me pergjegjesi per ta justifikuar plotesisht votebesimin e kolegeve keshilltare te qarkut dhe te partive politike te kualicionit te majte. Nderkohe deshiroj qe te siguroj mbi te gjitha, qytetaret e qarkut te vlores, se do te ve ne pune te gjitha aftesite, energjite dhe mundesite e mia, per te permbushur te gjitha detyrimet, kerkesat dhe objektivat e Keshillit te Qarkut , per te realizuar pritshmerite e publikut ndaj qeverise, dhe te kolegeve keshilltare nga une.Sigurisht qe shkarkimi i ish-kryetarit dhe zgjedhja ime nuk eshte padrejtesi ndaj Anesti Dhimojanit dhe as ndaj PD-se. Qendrimi i Dhimojanit dhe i PD-se ne drejtmin e qarkut ishte padrejtesi ndaj se majtes se bashkuar, e cila ka me shume se 60% te Keshillit te Qarkut .Gjithashtu, me kete daljen time te pare publike si Kryetar i ri i zgjedhur i Qarkut te Vlores, deshiroj te shpreh indinjaten time te thelle, dhe te hedh poshte shpifjet dhe deklarimet e uleta, te bera dje nga PD-ja nepermjet gojes se Ristanit. E ndjej si detyrim qytetar, moral dhe politik qe te sqaroj opinionin publik lidhur me keto dezinformata , duke u bazuar ne fakte dhe jo ne shpifje.Dje, kemi qene deshmimtare te nje dezinformimi te paprecedente, te pabazuar ne etiken politike dhe morale, te pabazuar ne fakte dhe dokumente,por te servirura nga qarqe dashakeqese dhe penguese per proceset zhvilluese te shoqerise, shpifje ordinere per demtimin e imazhit personal dhe vlerave morale. Ne baze te dokumentave lehtesisht te verifikueshme , te leshuara nga autoritetet e Drejtesise Italiane,sic eshte kjo deshmi e dates 26 Shkurt 2014 ora 11:37 (dokumenti) nga Ministria e Drejtesise italiane , te cilen po e vendos ne dispozicionin tuaj, ku ne baze te se ciles deshmohet se une jam penalisht i paster dhe nuk kam qene asnje dite i denuar nga drejtesia italiane dhe nuk kam asnje akuze per ndonje krim apo veper penale.Pra edhe njehere, dua tju deklaroj me shume pergjegjesi dhe ne menyre shume te sinqert, qe nuk kam qene i perfshire ne vepra te kunderligjshme dhe nuk kam kryer veprime ne kundershtim me ligjin, nuk jam denuar per asnje lloj kundervajtje ligjore ne shtetin italian, shqiptar apo ne ndonje shtet tjeter. Dhe se kjo deshmon me se miri se sa te pabaza, keqdashese dhe dizinformuese jane keto deklarime ne gojen e Ristanit dhe te PD-së.Por sigurisht, qe une nuk do merrem fare me kete histori, por do ti pervishem punes pa humbur kohe, me qellim qe te ngreme punen e Qarkut dhe te bejme c'eshte e mundur per te ndryshuar gjerat per mire, per ti dhene Qarkut te Vlores, imazhin qe natyra ja ka parapercaktuar.