Berisha akuza Kokëdhimës: More 100 mijë euro për emërimin e Danaj; Balla: Ju lini burrat shtatzënë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2014, 12:52
Tiranë- Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi sot deputetin socialist Koço Kokëdhima se ka marrë 100 mijë euro për emërimin në krye të Keshillit te qarkut të Vlorës, kryeskafistin e Vlorës.“Aleanca e atyre po gëlon çdo ditë. E morët vesh, dje kryeskafistin e Vlorës mbi të cilin rëndojnë mëkate të paimagjinuershme të Otrantos, e njeh gjithë Vlora, e lartësuat kryetar qarku të Vlorës se Vlora më thotë mua i ka dhënë Kocos 100 mijë euro. Lexojeni gazetën “Shekulli" sot, e ka hapur Kocoja gazetën “kërcen Koçoja nga sevdaja”. Gazetat italiane e akuzojnë për këtë , këtë dhe s’ka mundur të refuzojë asnjë prej tyre. Kurse Koçoja hap gazetën se i ka marrë 100 mijë euro” tha Berisha.Në kundërpërgjigje të akuzave, deputeti Taulant Balla, tregoi dëshminë e penalitetit të Sadrit Danaj e cila vërteton se mbi të nuk rëndon asnjë dënim penal. Ai sfidoi opozitën të regojë dokumenta zyrtare për të vërtetuar akuzat.“Po i fyeni njerëzit me asnjë lloj të drejte. Zoti kryeministër që kujton se di çdo lloj informacioni , përveç një fakti që gjithë jetën do ta kujtojmë, vetëm kunatin tënd nuk e dije çfarë bënte dhe ku punonte, për të tjerët dijë gjithçka. Për këtë zotërinë që po e përgojoni keni që dje , është zgjedhur me vota unanime të Këshillit të Qarkut të Vlorës që dje, 43 të pranishëm , me 43 vota pro, ka depozituar pranë institucioneve të qarkut të gjithë dokumentacionin e tij dhe dy çertifikata , një nga Ministria e Drejtësisë dhe një nga Ministria e Drejtësisë se Italisë për akuzat që ju keni bërë.Dhe rezulton nga Ministria e Drejtësisë së vendit fqinj Italisë, se personi Sadri Danaj i datëlindjes 4 shkurt 1967, vendlindja Vlorë, në bankën e të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë së Italisë nuk ka asnjë denim. Ka shkruar gazeta. Dhe po të hyni në Google dhe të kërkoni , deputeti juaj rezulton i denuar për mitmarrje. Ish-President i Republikës i ka bërë faljen përkatëse, sipas amnistisë që ka bërë në vitin '96. Por ky zotëria këtu i ka depozituar të dy çertifikatat me kërkesën tonë.Keni dalë ju ,dhe kemi respektuar kërkesën tuaj. Është çertifikatë me firmë dhe me pullën e Ministrisë së Drejtësisë së Italisë. Mjaft më, s’ju vjen turp , po i lini edhe burrat shtatëzënë” deklaroi Balla.
Deshmia Penalitetit Sadrit Danaj
Replikon Berisha: Rama mbrohet me avokat përdhunuesDerisa Edvin Kristaq Rama do ketë avoketër përdhunues, ja ku është dokumenti edhe me film edhe i filmuar. Atëherë mjerimi është total për Edi Ramën. Një përdhunues i faktuar i denoncuar për përdhunim del dhe mbron një rrëmbyes, një njeri që synon të rrëmbejë një vajzë, ky është morali i Ramës. Pse nuk e mbron njeri tjetër, ai është i pambrojtshëm.Meta: Ju lutem zoti Berisha mos ofendojmë njëri-tjetrin. Ai nxori një dokument.Berisha: Zoti kryetar këtu do na bini një video projektor dhe ne do të paraqesim çdo fakt çdo gjë. Të paraqesim çdo fakt që kemi.Meta: Propozimi është që përveçse në teatër ta kthejmë dhe në kinema parlamentin.