Foto/Lajm: Një prapaskenë gjatë Dialogut të Nivelit të Lartë

Tiranë- Kryeministri, Edi Rama, zbulon prapaskenat gjatë raundit të dialogut të nivelit të lartë të mbajtur dje në Tiranë. Në një foto të postuar në rrjetin social fb, shfaqen ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha teksa bisedojnë pas shpinës së kryeministrit Rama. Bregu me një kopje të progres-raportit në dorë duket se i kërkon Gjoshës mendim për diçka.