Berisha: Falenderoj KE, që rikonfirmoi statusin e bllokuar tri herë nga Rama

Tiranë – Dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, ish-Kryeministri Berisha e ka konsideruar “një rikonfirmim për të tretën herë” nga Komisioni Europian.“Rikonfirmimin” Berisha e argumenton me faktin se Shqipërisë, mundësia është dhënë tri herë për ta marrë, por ajo është penguar nga Kryeministri i tanishëm, atëhërë në krye të opozitës, Edi Ram.Berisha shkruan: “Në raportin e tetorit të vitit 2012 Komisioni Europian rekomandoi Shqiperine per statusin e vendit kandidat mbasi ajo kishte permbushur 12 prioritetet e KE por la nje afat 40 ditor qe te votoheshin tre ligjet ne Parlament, per te cilat ishte rene dakord qe ne fillim te vitit 2012.Edvin Kristaq Rama u terhoq nga konsensusi dhe refuzoi votimin e tre ligjeve. Keshtu statusi u bllokua nga PS dhe Edi Rama.Ne dhjetor te vitit 2012, Keshilli i Ministrave te BE la te hapur mundesine e shqyrtimit te rekomandimit te Komisionit per statusin e Shqiperise ne rast se do votoheshin tre ligjet ne Parlament. Por Rama pranoi t’i votoje ato vetem me 30 maj 2013.Në tetor te vitit 2013, Komisioni perseri rekomandoi pa asnje kusht statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Kete rekomandim disa vende te BE e refuzuan ndonese Shqiperia e meritonte plotesisht statusin. Refuzimi lidhej me qendrimet e meparshme te Rames ndaj integrimit,”- përfundon Berisha.ar.sh/Oranews.tv