Rrënojat mbeten tek Shkëmbi i Kavajës, pas prishjes së pallatit pa leje
Durrës-Sot pritej një ndërhyrje intensive për pastrimin e germadhave të mbetura nga shkatërrimi i pallatit shumëkatësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës.Ne fakt nuk ka ndodhur kështu. Në terren siç tregojnë pamjet filmike janë vetëm disa punëtorë që në këtë mal me mbeturina mund të bëjnë vetëm atë që mund të bëjë milingona me një masiv dheu.Pra do të duhej një vit i gjithi për të përfunduar. Jemi në start të sezonit turistik dhe pushuesit do të duhet që të pushojnë pranë këtij realiteti që vetëm turizëm nuk mund të jetë.Pak ditë më parë Prefekti i qarkut të Durrësit kërkoi që të ndërhyej urgjentisht për të pastruar inertet , por me sa duket insitucionet e tjera nuk e kanë marrë shumë seriozisht punën.Kur shkatërron, sigurisht qe duhet dhe të mendosh për të pastruar, sigurisht që duhet një plan B për të mos prishur imazhin e turizmit. Me sa duket ka funksionuar vetem plani A , pra ai i prishjes dhe për të pastruar dhe siç thotë fjala e urtë, “me sa duken bathët, janë larg pashkët’ .Kjo është pamja e një prej rrugëve më të rëndësishme periferike qe lidh Durrësin me Shën Vlashin dhe më tutje me bregdetin e sektorit Rinia, apo dhe kënetën në krahun tjetër.Nderkohë drejtuesit e automjeteve por dhe qytetarët shprehen të dëshpëruar në lidhje me situatën skandaloze të kësaj rruge me shumë lëvizje, ne te dy krahët. Në këtë zonë jeton një popullsi relativisht e varfër që e shikon me trishtim këtë realitet.Në odisenë për të kaluar këtë rrugë ,ka dhe invalidë që jo vetem qe nuk kanë një rrugë speciale për vetë problematikën e tyre, por që tashmë rrezikojnë dhe më tepër shëndetin në një situatë të tillë.Në një panoramë të tillë me të vërtet trishtuese, i vetmi lajm i mirë është fakti se tashmë sapo kanë filluar punimet për rikonstruksionin e saj, por se kur do të perfundojnë kjo eshtë një histori tjetër.