Kapshticë,ndalohen 2 femra, fshehën 500 gr heroinë në trup

Kapshticë-Policia ka sekuestruar 500 gr lëndë narkotike e dyshuar si heroinë. Operacioni i koduar “Pritja” u zhvillua ditën e sotme nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe ka vënë në pranga 2 shtetase.Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë dy femra Eleni Xhafa 47 vjeç dhe Andonia Valera 44 vjeçe, të dyja banuese në qytetin e Korçës.Sipas burimeve të uniformave blu dy shtetaset ishin duke udhëtuar me një mjet “Ford Focus” me targa greke EE320 në momentin që u bë arrestimi në pikën kufitare të Kapshticës.Gjate kontrollit shtetases Eleni Xhafa ju gjeten të fshehura në pjesen e trupit dy pako të mbeshjella me natriban me lendë narkotike te dyshuar si heroine. Nga hetimet e deritanishme rezulton se të përfshire në këtë aktivitet kriminal janë dhe dy persona të tjerë, të shpallur në kerkim , të cilet për nevoja të hetimit nuk do te behen te ditur gjeneralitetet.Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi një automjet dhe dy aparate celularePo punohet per dokumentimin e plote te ngjarjes kriminale dhe kapjen e dy autorëve të tjerë.