Meta, takim kokë më kokë me Fyle: Shqipërisë i duhet dhe kontributi i opozitës
Tiranë - Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar sot me Komisionerin Stefan Fyle, në një takim kokë më kokë, gjatë Dialogut të Nivelit të Lartë, në të cilin ka vërejtue ndër të tjera se Shqipërisë në rrugën e reformave i duhet edhe kontributi i opozitës.“Shqipëria evropiane ka nevojë për kontributin e opozitës në rrugën e reformave,” tha Meta.Fyle nga ana e tij ka theksuar se “Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reforma dhe KE mbështet përpjekjet tuaja për zhvillimin e Shqipërisë”, ndërsa Meta e ka falenderuar dhe është shprehur me fjalët:“Vlerësojmë punën e Komisionit dhe rekomandimin për statusin kandidat. Shqipëria është e vendosur të thellojë reformat e nisura në drejtësi dhe në sundimin e ligjit; ajo e meriton vlerësimin e vendeve anëtare në qershor.Parlamenti ynë,"- ka përfunduar kreu i Kuvendit, - "është i vendosur të forcojë bashkëpunimin politik, rolin mbikqyrës dhe gjithëpërfshirjen.”ar.sh/Oranews.tv