FOTOLAJM/Nishani shtrëngon duart me Obamën e Poroshenkon
Poloni-Presidenti Bujar Nishani ka shtrënguar duart dhe është përshëndetur sot me Presidentin e SHBA-ve Barak Obama, sot gjatë vizitës së tij në Varshavë, ku ka marrë pjesë në festimet e 25- vjetorit të fitores së demokracisë në Poloni dhe fillimit të proçeseve demokratike në Europën Qëndrore dhe Lindore.Ai është përshëndetur dhe me Presidentin e ri të Ukrainës, Petro Poroshenko.Presidenti i Polonisë Komorowski dhe Presidenti amerikan Barack Obama mbajtën fjalët përshëndetëse të rastit.Presidenti Nishani, mori pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes, të ndjekur nga foto familjare dhe ceremonia kryesore zyrtare që Presidenti polak, Komorowski organizoi për të ftuarit, kryetarët e shteteve, qeverive dhe përfaqësuesit e posaçëm.Aktiviteti i Presidentit Nishani në Varshavë u mbyll në Parlamentin e Republikës së Polonisë, ku, një një seancë solemne, Presidenti Komorowski mbajti fjalën e tij me rastin e 25 vjetorit të Polonisë së lirë për deputetët dhe të ftuarit në këtë veprimtari.e.k/oranewsonline/