Gaiani në "Ora News" optimist për statusin: Integrimi i lidhur me reformat

Tiranë - Ambasadori Italian Massimo Gaiani është intervistuar sonte nga “ Ora News” lidhur me procesin e marrjes së statusit kandidat të Shqipërisë në BE, që ka qënë sot edhe çështja e ditës e politikës shqiptare.Pyetja e parë që iu drejtua z.Gaiani ishte se çfarë ndodh me ato vende që gjykojnë se Shqipëria nuk i ka realizuar 100% reformat e saj, detyrimet për ta përfituar atë status. Cilës pjese reformash i referohen këto vende?Ambasadori italian tha: "Nevojitet para së gjithash të themi se procesi i integrimit është një proces i gjatë dhe kompleks që praktikisht nuk mbaron kurrë dhe vendet që bëjnë pjesë në BE-, vazhdojnë të bëjnë reforma, po e bën Italia, po e bëjnë edhe vendet e tjera. Komisioni europian ka paraqitur sot raportin, që është një raport pozitiv që i referohet një punë të mirë të bëra nga Qeveria në këto 6 muaj që rekomandon dhënien pa kurrfarë kushti të statusit kandidat.  E përsëris, Shqipëria duhe të vijoj me reformat e saj por duhet t’i bëjë gjithmon në mënyrë të përhershme, në mënyrë të veçantë në ato reforma që kerkohen për integrimin e saj, në mënyrë specifike në rastet kur çelen negociatat që përben një fazë tjeter, një etapë tjetër.Intervista e plotëSi iu duken deklaratat e zotit Rama ditën e sotme, ai njohu punën që është bërë gjatë 8 viteve por edhe vlerësimet për 8 muaj të qeverisjes së tij. Si iu dukën deklaratat e Kryeministrit shqiptar?Unë e bashkëndaj plotësisht që dhënia e statusit është meritë e gjithë vendit, që e ka mbështetur dhe ka dëshirë për tu bërë pjese e Europës, por është një proçes që zgjat prej kohësh dhe falë punës së kryer nga qeveria e mëparshme që ka bërë të mundur kryerjen e reformave të caktuara, edhe miratimin e disa ligjeve të caktuara, apo edhe proçesin zgjedhor që u bë më së miri ,falë një një pjesëmarrje të lartë të popullit shqiptar, sikurse është kryer në mënyrë të rregullt kalimi i pushtetit, i qeverisë nga njëra administartë qeverisëse në tjetrën. Së fundmi dhe angazhimi drejtë proçesit europian është një meritë që i duhet njohur kësaj tërësie të të dhënave dhe që ky gjykim që ka dhënë Komisioni Europian besoj se për këtë do mendojnë pozitivisht edhe qeveritë e vendeve të tjera ku do mblidhemi në kuadër të Këshillit Europian.Falë eksperiencës tuaj, doja t’iu pyesja, Shqipëria është përpjekur që t’i realizojë reformat dhe detyrimet që i janë vëendosur. BE janë përpjekur që të japin kontributin e tyre. Por në këndvështrimin tuaj a ka ndonjë moment ku ka çaluar puna e ketyre institucioneve në ndihmën që i është dhënë Shqipërisë?Unë besoj se Shqipëria ka bërë pjesën e saj për sa i përket dhënies së statusit kandidat. Tashmë i përket BE të bëjë pjesë e saj të punës dhe besoj se është edhe një çështje besueshmërie. Sikundër e tha Ministri Mogerini, dje në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm, të ‘Inches’, gjatë se cilës ai tha se bëhet fjalë për një çështje besueshmerie për sa i përket BE. Sepse kur i kërkohet një vendi që të kryej disa hapa dhe përpjekje dhe kur këto përpjekje kryehen është e drejta që këto përpjekje të kenë mirënjohje. Nëse BE i kërkon diçka Shqipërisë është e drejtë më tej që Europa t’i mbetet besnike dhe detyrimeve të saj.A i ka qëndruar besnike Europa apo institucionet europiane ndaj detyrimeve që ka plotësuar Shqipëria, apo kjo mbetet për tu parë. Ka një grup njerëzish që mendojnë se statusi duhet të ishte marrë më parë?Unë mendoj se në dhjetor ekzistonin të gjitha kushtet për dhënien e statusit. Italia ishte shprehur mëse qartazi në këtë drejtim, por nga dikush u kërkua një tjetër fazë reflektimi dhe që të kryeheshin dhe disa hapa të tjerë në këto 6 muaj nga qeveria e re. Mendoj se kjo duhet të ishte dhënë më përpara, megjithatë nuk duhet të shikojmë marapa. Por të shikojmë përpara drejtë synimeve dhe objektivave që na presin dhe që shpresojmë të jeni optimist se në fund të muajit qershor kjo mirënjohje do mbërrijë.Pas pak ditësh Italia do marrë presidencën e rradhës të BE, është një moment i rëndësishëm duke qënë se ne gjithmon i kemi vlerësuar marrëdhëniet me Italinë. Sigurisht marrëdhëniet e rëndësishme mbetën për të gjitha vendet. Por ka patur disa përplasje mes vendeve të mëdha, siç është Gjermania apo Britania, për çështje të ndryshme prioritetesh të BE, duke ditur që BE po kalon një moment diskutimesh për sa i takon proçeseve të zgjerimit. Meqënëse se presidenca e radhës do jetë ajo e Italisë, prioritet a do të jetë zgjerimi?Absolutisht po. Ministri Mogerini e shprehu dhe e tha në mënyrë mëse të qartë se rezultati i zgjedhjeve europiane i ka dhënë një qeveri më të madhe qeverisë italiane dhe një mbështetje popullore shumë të ndjeshme, të fuqishme, çka do të bëjë të mundur që Italia, zëri i saj, të jetë më i fort. Italia dëshiron një BE më të bashkuar, më i hapur kundrejt kërkesave të të rinjëve, punësimit, të rritjes ekonomike . Në këtë vizion të BE përsa i përket Italisë, prmbush apo përmban një rëndësi të veçantë edhe kryerja e reformave dhe hapave, nga ana e vendeve që mendojnë të integrohen nëBE. Nuk flasim më për zgjerim, por të plotësojmë diçka që tashmë bën pjesë në Europë.Si e shikoni ju aktualisht BE, në kënvështrimin tuaj personal ,pa vendet e reja të zgjeruara, me vendet që janë aktualisht dhe me mnënyrën si ka funksionuar deri tani ideja e unionit. Një koment tuajin për gjendjen që është aktualisht BE?Para së gjithash BE ka qënë nje faktor i jashtëzakonshëm paqeje sepse i ka bërë të mundur Europës që të kapërcej një luftë të tmerrshme. Të kapërcejë kontraste që prej shekujsh disa vende kanë qenë në gjendjen lufte mes tyre. Gjithastu ka bërë të mundur që duke i dhënë kontinentit tonë një periudhë zhvillimi të madh dhe rritje ekonomike . Për sa i përket marrëdhënieve me jashtë, politika e zgjerimit ka qënë një ndër politikat apo instrumentet me efikase që kanë ekzistuar brenda BE. Së fundmi kemi përjetuar një farë krize sepse gjithësësi duhet të përqëndrohemi sot te rritja ekonomike, te përfshirja e gjeneratave të reja, përkundrazi do të gjendeshim përballë veshtirësive.Meqënëse presidenca e radhës do të jetë ajo e italisë, do të ishte me interes të dinim nëse është parashikuar në Shqipëri një vizitë e Kryeministrit të Italisë Mateo Renci?Sigurisht që dëshirohet dhe urojmë. Ju e dini që kryesimi i radhës përmban apo përfshin një sërë angazhimesh të tjera të cilat e angazhojnë fuqishëm Kryeministrin italian. Kemi patur së fundmi dy vizita tejet të rëndësishme, atë të Presidentit të Republikës dhe atë të Kryetarit të Senatit italian. Jemi në pritje dhe parashikohet një vizitë në Tiranë e Ministres së Jashtme. Sigurisht që do bëjmë të mundur një takim ,apo vizitë këtu apo në Romë të dy Kryeministrave, gjithësesi ne do punojmë për këtë. Periudha e kryesimit është një periudhë tejet impenjative, përtej punës që duhet të kryej qeveria e një vendi , i shtohet dhe kontributi që duhet të japi në drejtimin e BE.Sot ka përfunduar një grevë urie, ajo e të shkarkuarëve nga administrata, mbase përmes fjalëve që u dhanë nga komisioneri europian Stefan Fyle. Do doja mendimin tuaj, greva të tilla nëse zhvillohen brenda BE, nëse nuk marrin reagimin e institucioneve të lidhura apo përgjegjëse për dhënien e përgjigjeve të grevistëve, sa zgjasin?Ka situate të ndryshme. Unë mund të them situata që mund të ndodhur në Itali, ku kanë ndodhur një sërë grevash urie, në thelb që kanë të bëjnë me çeshtje thelbësore, që i kërkojnë institucioneve të përballen me tema delikate, sikurse është mbipopullimi i burgjeve apo çështje te tjera me karakter të përgjithshëm. Zakonisht këto greva kanë vënë në qënder të opinionit publik tema që sipas atyre që hynin në grevë urie nuk ishin dëgjuar mjaftueshëm nga parlamenti , apo opinioni publik, apo iinstitucione të tjera që duhet të përballen me këto gjendje. Gjithësesi falë këtyre grevave diçka është e arritur, diçka është e realizuar. Në rastin specifik nuk mund të them tjetër që ne jemi shumë të lumtur që kjo u zgjidh deri diku. Gjithashtu edhe një sistem juridik i i cili bën të mundur përmes sistemit të rekurseve apo të mbrojtjes, ti’u drejtohen instancave kompetente dhe këto instance duhet të bëjnë detyrën e tyre. Duhet të marrin në shqyrtim kërkesat që parashtohen nga çdo shtetas. Sigurisht që është e drejtë që të kemi respekt maksimal për ata që marrin pjesë apo kryerjnë greva urie dhe që gjithësesi kryejnë edhe jë sakrificë të madhe.Si e shikoni mënyrën si u menaxhua kjo gjë nga ana e opozitës, apo nga ana e mazhorancës, mund të kishte pasur më shumë dialog, mund të ishte mbyllur kjo grevë para vizitës të zotit Stefan Fyle?Dialogu është gjithmon i dëshirueshëm dhe unë nuk rresht kurrë së thëni apo së ftuari të gjitha palët politike drejtë një dialogu, drejt përballjes në mënyrë konstruktive të problemeve. Së bashku, vetëm duke qënë së bashku zgjidhen problemet. Nga ana tjetër, në periudha të vështira, sikundër janë ato ku gjendemi, që nga nisja e krizës, kam parë apo është hasur dhe në disa vende të tjera, sikundër në Itali ,në Germani. Janë realizuar ato koalicionet e mëdha, edhe pse ndajnë vizione të ndryshme, por duke u gjendur përballë një situate të vështirë ndonjëherë është e nevojshme që të bashkohemi për t’i zgjidhur dhe përballur këto probleme . Besoj se për fat të keq ka disa problematika serioze dhe është shumë e dëshirueshmë që forcat poltike të përballin në mënyrë konstruktive problemin.Aktualisht që flasim, si iu duket dialogu politik i palëve në këndvështrimin tuaj, dialogu i shumëkërkuar?Sigurisht që ka disa momente tensionesh të fuqishme. Bën pjesë në karakterin e popullit shqiptar që ka qënë gjihmon shumë luftarak. Por ne urojmë që për sa i përket rrugëtimit europian të vihet interesi kombëtar i këtij rrugëtimi drejt Europës, mbi çdo lloj opinioni apo mendimi dhe të gjitha palët e interesuara ta shndërrojnë këtë objektiv një një prioritet të tyrin duke lënë pas edhe mendimet e tyre.Duke parë pikat e progres raportit, a është drejtësia në këndvështrimin tuaj një nga pikat ku duhet vendosur më shumë vëmendja nga ana e institucioneve shqiptare në sistemin e drejtësisë, a është bërë aq sa duhet, apo duhet parë akoma më shumë sistemi i drejtësisë?Progres raporti dëshmon që reforma e drejtësisë është një ndër reformat që duhet kryer dhe që janë me nje rendëesi të jashtëzakonshme dhe besoj se është nje mendim i bashkë-ndarë nga të gjitha palët qe janë pjesë në të dhe duhet bërë dicka për të përmirësuar funksionimin e sistemit të drejtësisë. Bëhet fjalë për një sektor tejet të ndërlikuar, duhet të garantoj eficencën, pavarësinë, respektimin e rregullave ,ligjeve si dhe mungesen apo mospraninine e e fenomeneve korruptive qe janë një një farë mënyrë të pranueshme. Duhet të arrij të mbroj të gjithë shtetasit, të gjithë shtetasit duhet të ndihen të mbrojtur nga ky sistem.Marrim një rast konkret ,atë të akuzave të shumëpërfolura të përdorimit të forcave të ushtrisë për trafik dorge duke qënë se jemi vend i NATO-s, në këndvështrmin tuaj si është duke bërë punën e saj drejtësia shqiptare?Për këtë temë të veçantë nuk kam kurrfarë informacioni të saktë që mund t’ju them. Magjistratura dhe Gjykata që po ndjek hetimet, kam besim që do hidhë dritë dhe besoj se Forcat e Armatosura janë nje element thelbesor i ë gjitha vendeve, për me tepër kur një vend është anëtar i NATO-s.A ka ndonje shqetësim nga ana e Italisë, vendit tonë më të rëndësishëm tregtar, lidhur me trafikun e drogës?Sigurisht që kemi nje vëmendje të lartë, të madhe, sepse është diçka e njohur që ka edhe disa qëndra ku prodhohet në Shqipëri lenda narkotike. Jo sot, por gjithmon Italia ka qënë e angazhuar në bahskëpunim me forcat kompetente shqiptare që të luftojë këto fenomene. Është nje fenomen agresiv.