Infrastruktura e amortizuar izolon pesë fshatra në Komunën e Libofshës
Fier-Të paktën 5 fshatra të Komunës Libofshë janë të izoluar për shkak të rrugës së amortizuar.Banorët e fshatrave, Agim, Metaj, Alibeas, Ndërnënas dhe Asturkas ndiejnë çdo ditë vështirësinë e komunikimit me zonat e tjera të banuara për shkak të mungesës së investimeve për rikonstruksionin e saj.Gropa të shumta të shoqërojnë përgjatë gjithë rrugës ndërsa segmenti të lidh me plazhin e Ndërnënasit duke e lënë zonën turistike të pazhvilluar.Të revoltuar për gjendjen në të cilën ndodhen, banorët dhe kryepleqtë ngritën zerin duke protestuar për premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale nga ana e deputetëve dhe pushtetit vendor.Kryetari i komunes Libofshë, Naun Doko, i komunikuar me telefon për shkak te mosprezencës së tij në zyrë tha se ky segment ndodhet në projekt dhe aktualisht pritet të miratohet fondi për të filluar rikonstruksionin.Banorët e 5 fshatrave të kësaj komune të lodhur nga premtimet e pambajturatheksojnë se qëndrimi i tyre nuk do të mjaftoj me kaq, deri në rikonstruksionin e rruges, si i vetmi segment rrugor që kanë për të udhëtuar dhe që të lidh me një zonë turisike të pazhvilluar.