Danaj votohet Kryetar i Qarkut Vlorë, hiqet Dhimojani pas 2 mocionesh
Vlorë – Shkarkohet kryetari i këshillit të Qarkut të Vlorës, Anesti Dhimojani, në një mbledhje urgjente e jashtë radhës të thirrur nga 38 këshilltarë nga 59 që ka gjithsej Këshilli. 17 këshilltarë të djathtë e bojkotuan këtë mbledhje.Shkarkimi i Dhimojanit erdhi pas një votimi ku 39 vota ishin pro shkarkimit dhe vetëm 3 kundër.Këshilli ka vendosur po sot, emërimin e kryetarit të ri Sadrit Danaj, me 42 vota pro dhe asnjë kundër, një fakt ky që ka rënë dukshëm në sy.Sadrit Danaj ishte kandidati i vetëm i propozuar nga këshilltarët e PS-së dhe PDK-së.Lidhur me vendimin për shkarkimin e Dhimojanit dhe emërimin e kryetarit të ri, ka dhënë dorëheqjen edhe nënkryetari i Këshillit të Qarkut, Dhimitraq Lapa i PDK-së.Në votimet për zgjedhjen e nënkryetarit të ri, kandidatura e vetme ishte Harallamb Panteqi i PBDNJ-së, i cili u zgjodh me votim të fshehtë: 36 vota pro dhe 2 kundër; ndërkohë, mbetet për t’u votuar edhe sekretari i Këshillit, ç’ka do të votohet në mbledhjen e radhës.Në mbledhjen e thirrur sot jashtë radhe nga 34 këshilltarë të qarkut të Vlorës,, ku në rend dite ishte mocioni i dytë për shkarkimin e kryetarit të Qarkut, ishin të pranishëm 42 anëtarë dhe dy deputetët e PS-së, Valentina Leskaj dhe Taulant Balla.Ish-Kryetari Anesti Dhimojani mori pjesë vetëm në fillim të mbledhjes dhe pasi bëri prezent, arsyet pse duhet t’i qendronin mbledhjes së paracaktuar në datën 9 maj si dhe argumentoi se jo të gjithë këshilltarët e djathtë ishin njoftuar për këtë mbledhje emergjente, mbledhjen e drejtoi N/Kryetari Dhimitraq Lapa, që pasi kreu detyrën e tij deri tek procedurat e votimit, dha dorëheqjen.Mësohet se nga 39 vota për shkarkimin e kryetarit Dhimojani, 6 vota ishin të djathta: 5 të PDK-së dhe 1 e PD-së.Tani, i përket Prefektes së Vlorës të japë verdiktin për ligjshmërinë e kësaj mbledhjeje dhe vendimeve të rëndësishme të marra në të.Pas mbledhje, ish-Kryetari Dhimojani deklaroi për mediat se shkarkimi I tij ishte I paligjshëm, I tërë procesi se si u zhvillua dhe se ai tani do ta ndjekë atë në të gjitha shkallët e gjyqësoritKëto ndryshime që u bënë në Këshillin e Qarkut të Vlorës pritet të ngjallin kundërshti për respektimin e ligjit në të gjitha pikat e procesit të shkarkimit dhe emërimit të kreut të ri të Qarkut.ar.sh/Oranews.tv