PD: Sadrit Danaj, kreu i ri i qarkut Vlorë rrëmbyesi i vajzës së biznesmenit

Tiranë – Partia Demokratike e ka konsideruar Kryetarin e sapozgjedhur të qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj, si një person të inkriminuar, i arrestuar për rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni në Sicili në vitin 2000.Ka qënë deputeti demokrat Arben Ristani, ai që ka deklaruar nga selia e PD-së, duke publikuar edhe faqet e mediave të huaja, se nga përgjimet e policisë italiane, Kryetari i qarkut të Vlorës Sadrit Danaj i ka thënë bashkëpunëtorit italian se do të ishin më të sigurtë nëse vajza do të vritej.“Pyesni këdo në Vlorë ose kontrolloni në Google, emrin e këtij personazhi,”- tha Ristani. “Do të zbuloni dy gazetat më të mëdha të Italisë, që shkruajnë se Sadrit Danaj është përfshirë në një histori mafioze rrëmbimi në Sicili në vitin 2000.“Corriere Della Sera” dhe “La Republika”, kanë në arkivat e tyre të kronikës së zezë, rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni, për ta detyruar atë të paguante një gjobë të majme.Në mesin e bashkëpunëtorëve është Sadrit Danaj, sot, i dekoruar nga Edi Rama si Kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës.Sipas “La Republica”, policia ka përgjuar telefonatën e Sadrit Danajt, me bashkëpunëtorët e tij italianë, ku Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, në një moment është shprehur si më poshtë:“Vajza duhej vrarë, vetëm kështu do t’ia kishim hedhur. Trupi nuk do të gjendej kurrë dhe ne nuk do të kishim rrezikuar asgjë”.Danaj është arrestuar në atë kohë nga policia italiane sëbashku me pjesëtarët e tjerë të bandës. Ky është Edi Rama,”- theksoi Ristani.Reagimi i PD-së kundër Kryetarit të sapozgjedhur të qarkut të Vlorës ka ardhur vetëm pak orë pasi Këshilli i këtij qarku shkarkoi kryetarin e mëparshëm Anesti Dhimojani të PD-së dhe me dy mocione mosbesimi njerin pas tjetrit dhe 37 vota pro nga 59 gjithsej dhe emëroi kryetarin e ri Sadrit Danaj me 42 vota, aq sa ishin këshilltarë të pranishëm në mbledhje.17 anëtarët e Këshillit që munguan ishin demokratë dhe ata e bojkotuan qëllimisht mbledhjen.Anesti Dhimojani i PD-së u votua në krye të Këshillit të qarkut Vlorë në vitin 2011, pas "rrjedhjes" së votave të  të majtëve.ar.sh/Oranews.tvFaksimilet e gazetave të publikuara nga deputeti Arben Ristani sot.ttrtettettesadrit danaj