Legalizimi në fshatrat turistike: Tokat e lira i blejnë banorët

Tiranë- Për të gjitha ndërtimet në zonat turistike hapet drita për privatizim dhe legalizim. Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese miratoi në mbledhjen e djeshme një ligj të rëndësishëm për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat turistikeSipas ndryshimeve të propozuara në këtë ligj, procedurave për tu bërë pronarë të truallit dhe objektit nuk do ti nënshtrohen vetëm ata që kanë lidhur një marrëveshje qiraje me shtetin, por dhe disa kategori të tjera të papërfshira në ligjin e 2009.Sipas kreut të Aluiznit, Artan Lame, pjesë e procesit do të jenë edhe ata që nuk kanë kontratën e qirasë.ProceduratPoseduesit e ndërtimeve në këto zona do të kenë 60 ditë kohë për të depozituar pranë Agjencisë së Legalizimeve dokumentacionin e nevojshëm, nëse kanë interes për të blerë truallin, brenda të cilit kanë fituar ttullin “ person i stimuluar”.Sipas projektligjit të ri pagesa për tokën do të kryhet me vlerën e tregut dhe në masën 100%, ndërsa të interesuarit do të kenë afat 6 muaj pas njoftimit për shlyerjen e faturës. Për çdo vonesë do ketë penalitete.Shqetësimi i ngritur në Komision nga deputetët të mazhorancës dhe opozitës ishte fakti që ai i cili kishte ndërtuar në të shumtën e rasteve kishte nënshkruar aktin e shitblerjes , ndaj u mbetej familjeve që e kanë blerë tu nënshtrohen këtyre procedurave dhe jo atij që gëzon statusin “person i stimuluar”.Për banesat me shumë kate do të paguhet vlera e apartamentit dhe blerja e tokës do të bëhet në bashkëpronësi me një metrëshin e tokës afër objektit.Parcelat që mbetenNë ligjin ekzistues sipërfaqja që mbetet shkon për kompensimin e ish-pronarëve. Sipas deputetit Fatmir Toçi do të ishte e denjë që parcelat e lira të kalojnë në pronësi të atij që ka investuar aty për vite të tëra, personit të stimuluar. Por ajo që parashikohet në ligjin e ri është që këto hapësira të kalojnë në bashkëpronësi.Ndërkaq depuetët e mazhorancës Gaçi dhe Suli e vunë theksin tek penalitetet që duhet të rëndojnë mbi ata që gëzojnë statusin “person i stimuluar”. Sipas tyre gjatë këtyre viteve ata vetëm kanë përfituar mbi një pasuri që është pronë e e të gjithëve dhe nuk kanë sjellë të ardhura për buxhetin e shtetit.