Të larguarit nga administrata mbyllin grevën e urisë pas apelit të Fyles

Tiranë- Pas apelit të Komisionierit Fyle se po ndjekin me vëmendje çështjen e të larguarve nga administrata, pasditen e sotme rreth orës 17:15 Kryetarja e të Larguarve nga  Administrata, Nertila Qafzezi ka shpallur përfundimin e grevës së urisë. Greva e urisë po mbahej prej 21 majit në dy çadra të ngritura para Piramidës, pikërisht në krah të majtë të kryeministrisëQafzezi u shpreh "se megjithse mungoi vullneti i qeverisë për të dialoguar me ne, kjo greve sensibilizoi opinionin publik në vend dhe institucionet ndërkombëtare".Kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata u shpreh "se ne e ndoqëm me vëmendje axhendën e komisionerit Fyle për shqetësimin tonë dhe duke besuar në fjalën e tij se do të na ndjekin me vëmendje, por edhe duke parë gjendjen shëndetësore të grevistëve në vendosëm ndërprerjen e grevës, si forma më ekstreme e protestës duke deklaruar se do të vazhdojmë përpjekjet tona për realizimin e 5 kërkesave tona"Qafzezi bëri një përmbledhje të qëllimit të të gjithë grevistëve."Veprimi ynë për të hyrë në grevë erdhi si rezultat i paligjshmërisë së largimit nga administrata të rreth 8 mijë punonjësve. Që në fillim kemi paraqitur 5 kërkesa. Të garantohet transparancë për të larguarit nga administrata pas datës 1 tetor 2013. Të kthehen në punë të shkarkuarit pa të drejtë. Të zbatohet ligji i nëpunësit civil. Të zbatohen vendimet e gjykatave. Të merren përgjegjësitë për shkarkimet nga administrata. Në mbështetje të kësaj greve na janë bashkuar edhe Shoqata e punonjësve të policisë. Ne kemi qenë të ngujuar në kët çadra në kushte teje të vështira", tha Qafzezi.ex/oranews online/