Shqipëria dhe vendet e Ballkanit në Konferencën për zgjerimin e BE

Vienë – Përfaqësues të nivelit të lartë nga Shqipëria, Bjellorusia, Bosnje Hercegovina dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë integrimin europian janë mbledhur sot në Austri për të marrë pjesë në Konferencën e Vienës kushtuar zgjerimit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme Gjermane, ku nëpërmjet një njoftimi për shtyp shprehet se “ datat 2 dhe 3 qershor 2014 në Vjenë janë të dominuara nga dy konferenca ndërkombëtare: Ballkani Perëndimor dhe Konferenca Ministrore.Çështjet e zgjerimit të BE-së ; roli i BE-së si një projekt paqeje ; situata ekonomike në Ballkanin Perëndimor , si dhe bashkëpunimi në kuadër të Nismës së Evropës Qendrore që këtë vit feston përvjetorin e 25-të janë këto dy ditë në programin e punës.Në takim morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga Shqipëria , Bjellorusia , Bosnje -Hercegovina, Bullgaria , Greqia, Italia , Kroacia , Kosova, Maqedonia , Moldavia , Mali i Zi , Polonia, Rumania, Serbia , Sllovakia , Sllovenia, Republika Çeke, Ukraina dhe Hungaria si dhe Komisioneri i zgjerimit të BE Stefan Fule.ar.sh/Oranews.tv