Festa e Italisë, Rama shmang Bashën, Gaiani: Lini interesat vetiake në prag të statusit
Tiranë - Krerët e mazhorancës shqiptare kanë evituar edhe sot , një shtrëngim duarsh me kryedemokratin Lulzim Basha, në pritjen që Ambasada Italiane në Tiranë organizoi me rastin e themelimit të repulikës.Mosshtrëngimi i duarve ndërmjet kundërshtarëve politikë e nxiti ambasadorin Italian Massimo Gaiani të lëshojë një thirrje për bashkëpunim, personaliteteve të ftuar si Kryetarit të Kuvendit Ilir Metës, Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ministrave, deputetëve, ambasadorëve, konsujve të nderit e personaliteteve të të tjera të larta.“Këshilli i Europës,”- tha Gaiani, - “ po përgatitet të rimarrë në shqyrtim propozimin për dhënien e statusit të kandidatit e që të gjithë shpresojmë të jetë sa më pozitiv.Nuk mund të mos ftoj të gjitha forcat politike shqiptare që rrugëtimin europian të Shqipërisë ta shdërrojnë në përparësinë e veprimtarisë së tyre, duke lënë mënjanë në prag të këtij objektivi kombëtar, çdo vlerësim apo interes vetjak.”Kryediplomati italian këmbënguli edhe një herë në bindjen se Shqipëria e meriton stautin e vendit kandidat."Ka nisur një muaj i rëndësishëm për rrugëtimin europian të Shqipërisë, rrugëtim të cilin Italia e mbështet me forcë me bindjen se Shqipëria gjithmonë i përket Europës dhe se integrimi gradual i saj në institucionet europaine, është edhe në interes të vetë Europës.”Mendojmë se Shqipëria e ka merituar plotësisht njohjen e statutusit të vendit kandidat dhe se një njohje e tillë duhet t’i ishte dhënë që në muajin dhjetor të vitit të kaluar,”- përfundoi ai.Në 2 Qershor, italia feston themelimin e Republikës , që daton që nga viti 1946.Në të gjithë botën, ambasadat italiane organizojnë festime për këtë rast dhe pjesë e kësaj kolane u bë edhe Ambasada Italiane në Shqipëri, e cila organizoi këtë ceremoni të veçantë ku binte në sy një prani e madhe e personaliteteve.ar.sh/Oranews.tv