Dibër, paditet kryekomunari, i hoqi asistencën 472 familjeve, bëri ujësjellës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2014, 18:20
Dibër – Kryetari i komunës Fushës Çidhën të Dibrës sëbashku me 14 këshilltarë iu kanë marrë ndihmën ekonomike, për tre muaj, 472 familjeve të varfra të komunës dhe fondin e kanë përdorur për të ndërtuar ujësjellësin e dy fshatrave, Laçes dhe Bllicë.Si rrjedhim, Shërbimi Social Shtetëror i Dibrës I ka denoncuar në Prokurori pasi 3.6 milionë lekët e akorduara për më të varfrit, kanë ndryshuar destinacion në kundërshtim me ligjin.Ky fakt është konstatuar pas kontrollove të shumta që Ministria e Mirëqënies Sociale është duke ushtruar në të gjithë vendin për të zbuluar abuzimet me ndihmën ekonomike apo të ashtuquajturën asistencë.ar.sh/Oranews.tv