Tuneli i Krrabës pajiset me stacionin e zjarrfikëseve, 24 orë shërbim

Tiranë - Një stacion zjarrfikës me shërbim 24 orësh është hapur pranë tunelit të Krrabës, që ka nisur të funksionojë me kohë të plotë.Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, e cila sqaron se në këtë stacion janë vendosur automjetet, ndërsa personeli në një ambient të posaçëm në hyrje të Tunelit, gati për të ndërhyrë në çdo rast urgjence.Ky stacion do të shërbejë për rritjen e sigurisë publike në një vepër që ka një ngarkesë të konsiderueshme lëvizjesh të automjeteve e në një kohë kur gjendet në mesin e rrugës kombëtare Tiranë - Elbasan.Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka shprehur entuziazmin e tij për ngritjen e këtij stacioni, pasi siç shprehet në Fb, “ne e bëmë realitet.”(Mesazhi në Fb i ministrit Tahiri)32310416582_755098727873622_7076729065813239543_nar.sh/Oranews.tv