Malaj: Matura kishte humbur besimin, prind-fëmijë në binom me njëra tjetrën
Përtej ditës ndërkombëtare të fëmijeve, zëvendës Ministrja e Arsimit Nora Malaj ka kujtuar se 1 qershori është konsideruar dhe si dita e prindërimit.Sipas saj, dita e gëzimit të fëmijëve dhe prindërimi nuk mund të jenë të vetme, nëse nuk shihen në binom me njëra tjetrën.Lidhur me zhvillimet pozitive për maturën shtetërore, Malaj ka thënë se shumë shpejt do të lançohet një projekt për arsimin parauniversitar.E ftuar në “Ora e intervistës”, përballë gazetares Jonida Shehu, Malaj ka theksuar se “sistemi i arsimit nuk fillon me arsimin universitar, por me arsimin parashkollor”.“Matura shtetërore nuk ishte shpikja jonë, as e imja , as e zonjës Nikolla, as e sistemit të arsimit, ishte një mekanizëm shumë i nevojshëm , por problematika më e madhe ishte se ju kishte humbur besimi”, tha Malaj.E pyetur mbi shifrën e saktë të fëmijëve jashtë bankave të shkollës, Malaj ka thënë se problem nuk përben shifra, por fenomeni i tyre.“Ky është një problem i dy institucioneve tona , Ministria e Arsimit dhe Ministria e Mirëqenies”, tha ajo.Për Malaj shoqëria duhe të jetë më e përgjegjëshme, për taksat që paguan dhe dhe për nevojën që ka për tu bërë pjesë aktive e shkollës dhe përtej mureve të shkollës. INTERVISTA E PLOTE NE ORA NEWSJonida Shehu- Flasim pak për fëmijët, për fëmijët në kontekstin e përgjegjësive që ju keni , në kontekstion e sistemit arsimor.Nora Malaj – Sot ishte një ditë shumë e bukur, sigurisht data 1 Qershor është dita ndërkombëtare e fëmijëve. Ajo që mua më gëzoj pa masë, jo vetëm në pozicionin e zëvendës Ministres, por të pozicionit të nënës , të gruas , të politikanes, njeriut që është marrë me problemet sociale, të qënies humane , kuptova që përtej faktit të festës , pati një energji pozitive. Ndonëse koha nuk na premtoj shumë , gjithsesi aktivitetet ishin organizuar aq bukur dhe aq mirë saqë ndjeheshe mirë , kur shikoje vogëlushët tek kërcenin edhe në shi. Kur shikoje Ministri të ndryshme , që nga ministritë e linjes, duke e quajtur Ministrinë e Arsimit si një ministri lider që në të gjithë Republikën e Shqipërisë realizoj aktivitete , për të vazhduar më tej me bashkitë e qyteteve, me të gjitha llojet e niveleve të ministrive të linjes. Është quajtur ditë feste , por përtej këtij fakti , Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka quajtur këtë ditë si dita e prindërimit. Që është një ndjesi tjetër që sillët në këtë ditë. Në fund të fundit prindërimi ose dita e gëzimit të fëmijëvë, nuk mund të jetë e vetme në qoftë se nuk e shikon në binomin tjetër që lidhet pikërisht me rolin e prindit, me aktivitetin e tij, me formatin e tij, me mënyrën se si ai duhet të realizojë rolin e tij si prind social dhe në raportin që ai ka në udhërrëfimin. Fëmijët duhet të jenë të suksesshëm, por dhe prindërit duhet të jenë të vetdijshëm për garancinë dhe sukseset e tyre , në mënyrë që tua realizojë fëmijëve një jetë duke ju realizuar ëndrrat dhe jo duke ju vrarë endrrat e tyre.Jonida Shehu – Ndërkohë që në interesohemi tek institucionet, përgjegjësi se si edukohen fëmijët , nga krahu tjetër me ato çfarë po ndodh kohët e fundit , duhet të shqetësohemi po njësoj si po edukohen prindërit sot . ata kanë më shumë nevojë të edukohen për mënyrën se si duhet ta bëjnë rolin e prindit , që mos të përfundojnë duke vrarë fëmijët e tyre pa asnjë arsye.Nora Malaj- Është një nga problemet më të mëdha sot në Shqipëri dhe nga ngjarjet që po shohim, situatat që na shpërfaqen , duke menduar se kanë kaluar 23 vite demokraci, duke dashur të mendojmë se mendimi ka qënë më i hapur, duke patur parasysh që shoqëria ka levizur më shumë dhe ka parë edhe në botën e perendimit . Ne ndoshta kemi gabuar për vetë faktin që nuk po e lançojmë fort pozitive. Në ditën e sotme ndjeva se mbizotëroj lajmi i mirë dhe jo lajmi i keq. Lajmi i mirë që ju dha shancin qytetarëve shqiptarë që me fillimin e muajit qershor , e kam quajtur muaji ogur mirë. Të kemi një shank ogur mirë në të gjitha aspektet , në ekonomi , në aspektet shpirtërore , ne aspektet politike , në aspektet sociale. Është shumë e rëndësishme për të bashkëpunuar me njeri-tjetrin.Jonida Shehu: – Proritet për grupmoshat e fëmijëve në sistemin arsimor cili është sot ? Futja në sistemin arsimor e atyre fëmijëve që janë në rrugë të cilët janë një kontigjent problematik dhe vurnerabel apo përmirësimi i kushteve dhe i standarteve edhe për këta që janë në sistemin arsimor?Nora Malaj- Në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë e drejta e arsimit është një e drejtë që duhet ta ketë çdo qytetar,është një e drejtë ligjore dhe shteti ka përgjegjësi për të. Kur flasim për sistemin arsimor çdo fëmijë detyrimisht duhet të jetë në shkollë. Sa më pak mospjesëmarrje në shkollë, aq më i suksesshëm është sistemi , dhe aq më e demotshme është shoqëria , sepse ne të gjithë si shoqëri e kemi bërë punën tonë. Nga ana tjetër të japësh një sistem po të mos e japësh sistemin me standart, do të thotë se mund t’i thërrasësh në shkollë dhe i bën thjeshtë pasiv dhe jo aktiv. Sot ka ardhur momenti që ti të ncjerrësh fëmijë, në një të ardhme shumë të afërt, mbasi mbarojnë sistemin e arsimit, të dinë kompetencat e tyre, të kenë mundësi të organizojnë produkte të vogla por me idetë e tyre, të garojnë me atë që quhet banka e dijes , për tu realzuar nesër në vetveten e tyre.Jonida Shehu – A e dimë ne në këtë festë se sa fëmijë janë jasht sistemit arsimor dhe sa do duhen brenda, kemi një shifër?Nora Malaj- Jemi në fazën ku problemi i shifrës, apo pjesmarrjes së fëmijëve jashtë sistemit arsimor , është një problem i dy institucioneve tona , Ministria e Arsimit dhe Ministria e Mirëqenies. Nuk është problem shifra , por është fenomeni. Atë që tha dhe zoti Veliaj, në qoftë se një prind , merr asistencë dhe fëmijën e çon që të lypë në rrugë, është nga fenomenet më të vështira sepse është shfrytëzim i punës së fëmijës. Natyrisht ai prind duhet ndëshkuar, i duhet hequr asistenca, dhe duhet penalizuar , sepse në kodin penal quhet vepër penale. Çdo fëmijë i kësaj shtrese që ka një rezultat të lartë ka një bonus fitimi. Para 4 ditësh të gjithë fëmijët shkuan në parlament për të takuar zotin Meta, duke i paraqitur të gjitha problematikat dhe u trajtuan disa nga vendimarrjet që duhet të trajtojë qeveria. Nuk mund të themi që kemi bërë më të mirën e mundshme , jemi në fazën ku po përmirësojmë situatën. Por ajo që është më e rëndësishme, në qoftë se ti s’do kesh një shoqëri aktive, pra të bëhet pjesë e promovimit të pozitives, të bëhet bashkëudhëtare e jotja në politikat që ti ndjek. Në qoftë se nuk do të kemi një pushtet lokal që nuk do jetë i ndjeshëm për realizimin ,siç ishte zoti Basha në shkollën “Eqerem Çabej”, bëri urimin e 1 Qeshorit duke treguar se si kjo shkollë duhen dhe shkollat e tjera. Ky duhet të jetë standarti , sidomos standarti i kryeqytetit. Në qasjen në pamë në provimet ë maturave të shkollave të mesme , niveli fizik i shkollave të mesme lë shumë për të dëshiruar. Pra nëse do t’i realizojmë secili nga ne ato që quhen prioritete të domosdoshme dhe shoqëria do të behet e përgjegjshme për taksat që paguan dhe për nevojën që ka për tu bërë pjesë aktive e shkollës , dhe përtej mureve të shkollës, atëherë situate do jetë gjithnjë e më e përmirësuar.Jonida Shehu - Ministria e Arsimit a ka afate të përcaktuara , të qarta për këtë grupmoshë?Nora Malaj - Shumë shpejt do të lançojmë një projekt që do të jetë për arsimin parauniversitar. Do jetë një raport me masa shumë konkrete, me plan veprimi shumë konkret. Për të bërë të qartë kur do fillojë sistemi i arsimit , pse duhet që sistemi arsimor të jetë shumë efikas ,shumë i nevojshëm , shjumë atraktiv, shumë gjithëpërfshirës, dhe njëkohësisht të rritet në masen e numrit të fëmijëve, sepse i rrit shkallën e përgjegjësisë për shkollën, i rrit shkallën e përgjegjësisë për shkollën, e bën prindin pjesë të shkollëss, e bën shoqërinë pjesë aktive të saj, dhe së fundmi i bën të gjithë aktorët , duke filluar që nga bizneset , aktivitetet private , ndërmarrjet shtetërore pjesë reale tekontributit të qendrës shkollë-komunitet-familje për të realizuar pritshmëritë e saj. Me pas kalon në sistemin e detyruar 9-vjeçar ku do të orientohet mbi bazën e disa njohurive që do të marrë fëmija në këtë drejtim. Dhe më pas orientimi që do marrë në këtë mënyrë të mirëorientuar, në bazë të arsimit profesional dhe arsimit të përgjithshëm do të krijohet mundësia që shoqëria ta ketë më të lehtë pazellin që të kemi më pak braktisje të shkollës, më pak vajza që nuk shkojnë në shkollë, të ndryshohet mentaliteti i shoqërisë për të kuptuar që nuk duhet të martohen fëmijët që 14 vjeç, dhe t’i mbyllin vajzat për arsye se ato janë qenie humane dhe që duhet të sjellin tashëgimtarë biologjik,po duhet tu japim shancin që ata nesër të mund të behen qytetarë në Republikën e Shqipërisë për të punuar.Jonida Shehu - Flasim pak për maturantët dhe sfidat e medha me maturat shtetërore. Kryeministri pak ditë më parë bëri një falenderim publik për ju dhe zonjën Lindita Nikolla për punën e mirë që keni bërë me maturën shtetërore. Keni bërë ndonjë çudi me maturen shtetërore?Nora Malaj - Ne edhe zonja Nikolla e cila ka treguar një qasje të re në sistemin e Ministrisë së Arsimit, një qasje ku qytetari e ka ndjerë shumë mirë , pra një fjalë e ngrohtë, një mendim shumë gjithëpërfshirës. E kemi të qartë objektivin se si ne duhet të realizojmë pritshmëritë e asaj që popullata ka nevojë në drejtim të sistemit arsimor. Unë jam me idenë se ne gjithmonë bëjmë gjëra të mira por shpeshherë në emër të disa pseudopolitikave , mundohemi që të godasim jo atje ku duhet, po atje ku s’duhet, realisht matura shtetërore nuk ishte shpikja jonë, as e imja , as e zonjës Nikolla, as e sistemit të arsimit,ishte një mekanizëm shumë i nevojshëm , por problematika më e madhe ishte se ju kishte humbur besimi. Papritur ne u vumë përballë një mekanizmi shumë të madh. Sistemi i arsimit nuk fillon me arsimin universitar, por me arsimin parashkollor.