Hyrja me pagesë në QSUT, paraplegjikët denoncojnë në "Alarm" moszbatimin e ligjit

Problemi i parkimit dhe hyrje-daljeve për të sëmurët para dhe tetraplegjikë, nuk ka marrë zgjidhje edhe pas denoncimit në fund të muajit mars në emisionin “Alarm”.Pass denoncimit të rastit në fjalë Drejtoria e QSUT, nxorri një urdhër për pacientët e dializes të cilët vijnë në mënyrë periodike për tu mjekuar.Sipas këtij vendimi, kategoria e personelit, mjekët, petagogët, laburantët , radiologët, infermjerët dhe specializantët do të pajisen me një kartë elektoronike që mundëson kalimin e tyre pa pagesë.Gjithashtu një kategori pacientësh me dializë do të pajisen me një vërtetim të veçantë, për të mundësuar hyrjen pa paguar, sa herë kanë nevojë.Por sot, pasi kanë kaluar disa muaj, që nga marsi , vendimi nuk është respektuar dhe nuk njihet nga punonjësit e shërbimit spitalor.Ali Plaka, zv president i “Shoqatës së invalidëve para dhe tetraplegjik” denoncon në emisionin “Alarm”, jo vetëm mosnjohjen e vendimit por edhe kontrontimin fizik me punonjësin e traut.“Ka rreth një muaj që janë ngritur postoblloqe nga policia private. Na është komunikuar se do paguani nga 100 lekë të reja për çdo hyrje-dalje. Neve nuk shkojmë për qejf në spital, ka raste kur bëj gjilpëra edhe dy herë në ditë. Këta nuk njohin as shteti ndhe as ligjin”, tha ai.I pyetur nga gazetarja nëse ka patur konfrontime fizike, ai përgjigjet se kjo kjo ka ndodhur para tre ditësh dhe ka ndëryrë policia për të na ndarë.“Polici civil i postobllokut deshi të më zbresë përtokë, unë isha me paterica. I thash mos më prek me dorë, se më mborn shteti dhe mu përgjigj se shteti ka vendosur për të paguar lekët. I kërkojmë Ministrit të Shëndetësisë dhe atij të Drejtësisë të zbatohen ligjet për të sëmurët paraplegjikë. Nëse dera është private, po spitali si është”, ka shtuar Ali Plaka.Vendosja e kamerës së fshehtë, vërteton moszbatimin e urdhërit të nxjerrë nga vet drejtoria e QSUT dhe konfrontimin me punonjësit e traut në hyrje të spitalit.Moderator i “Alarm”, Armir Shkurti, e konsideron “gënjeshtër të 1 prillit” vendimin, duke qënë se nuk është zbatuar.“Më shpejt do marrim statusin sesa do hapet trau”, ka thënë ai.e.k/ora news