Nishani: Shqipëria do t'i bashkohet SHBA në zgjidhjen e konflikteve të Gjirit Persik
Tiranë – Shqipëria do t’i bashkohet SHBA-ve në zgjidhjen e konflikteve në Gjirin Persik, duke e forcuar edhe më marrëdhënien ndërmjet dy vendeve.Ky detaj konfirmohet nga burimet zyrtare të Presidencës, të cilat njoftuan se sot, Presidenti i Republikës Nujar Nishani ka pritur sot Këshilltarin e Lartë të DASH, z.Jonathan Winer, me të cilin “shkëmbyen mendime për një bashkëpunim konkret për të kontribuar, së bashku me vendet e tjera demokratike, për zgjidhjen e çështjeve të sigurisë në Gjirin Persik.”Nishani dhe Ëiner kanë diskutuar për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, pasi, siç theksoi Nishani, niveli i marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së është i shkëlqyer dhe ato mbeten parësore dhe strategjike.Këshilltari i Lartë amerikan, Winer, nga ana e tij, ra dakort me konstatimet e Presidentit dhe vlerësoi Shqipërinë për bashkëpunimin e ofruar në vijimësi.ar.sh/Oranews.tv