Itali, kapen 467 kg drogë nga Shqipëria, sekuestrohet dhe gomonia

Lece- Një ngarkesë prej 467 kg drogë, janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në brigjet puglias.Mediat italiane shkruajnë se kjo është një tjetër provë që konfirmon deklaratat që prokurori i antimafias së Leces, Cataldo Motta bëri pak ditë më parë në Tiranë se është rritur fluksi i lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.Droga është sekuestruar në plazhin e San Cataldos në lokalitetin “Le Cesina” .Ndërkohë më 23 mars u sekuestruan 450 kg lëndë narkotike.Droga, 432 kg marijuanë dhe 31.5 kg hashash ishte fshehur në çanta të mëdha të zeza.Destinacioni i lëndës narkotike ishte tregu puglies apo qytete të tjera italiane. Së bashku me lëndën narkotike është sekuestruar dhe një gomone 5 metra e gjatë, që ishte në kushte të këqija.Mjeti është gjetur nga kapiteneria e portit rreth 300 metra larg bregut, por nuk janë gjetur asnjë gjurmë të skafistit as të pasagjerëve. Sipas hetuesve droga ka mundësi që vinte nga Shqipëria. Pak muaj më parë në këtë zonë u sekuestruan 7 canta të cilat kishin rreth 150 kile drogë. Në atë kohë në pranga ra një shqiptarsg/oranews online