Britania e Madhe: Serbët e Kosovës të votojnë më 8 qershor

Kosovë-Ministri britanik për Evropë, David Lidington ka thënë se qëndrimi i Londrës është që serbët e Kosovës duhet të votojnë më 8 qershor në mënyrë që të kenë legjitimitet ndërkombëtar.Në anën tjetër, presidenti serb, Tomisllav Nikoliq ka thënë se udhëheqësit e Serbisë do të dalin me qëndrim të përbashkët lidhur me thirrjen që do t’ua bëjnë serbëve që të votojnë, sepse, sipas tij, është pikëpyetje e madhe se me çfarë kushtesh votohet dhe se çfarë fitojnë qytetarët me këtë.Marrë nga Indeksonline