Presidenti Nishani mesazh urimi Napolitanos për festën kombëtare të Italisë

Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Italisë Giorgio Napolitano me rastin e Festës Kombëtare.Ne mesazhin e urimit Nishani vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe çmoi rolin që italia ka dhënë në moment më të vështira për vendin tonë.Mesazhi i plotë i Presidentit Nishani dërguar Presidentit të Italisë

“I nderuar Zoti President, I nderuar mik,

Kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Italiane t’ju dërgoj, Juve dhe popullit mik italian, urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta, për lumturi dhe mirëqenie!

Dëshiroj, me këtë rast, të nënvizoj me kënaqësi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, mbështetur në miqësinë e fortë dhe fqinjësinë, si edhe të shpreh bindjen në intensifikimin e pasurimin në vazhdimësi të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit reciprok për dy popujt tanë.

Shqipëria çmon lart rolin e madh që Italia ka luajtur në momentet më të vështira të vendit, si edhe kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të reformave për forcimin e demokracisë, konsolidimin e shtetit ligjor, si edhe rolin avokator në procesin eurointegrues.