Civici: Për shlyerjen e borxheve ndaj biznesit, do 'sakrifikojmë' investimet
Tiranë - "Në përpjekjet për të luftuar defiçitin e lartë buxhetor, për të kontrolluar më mirë borxhin, "i sakrifikuari" i parë do vazhdojnë të ngelen shpenzimet publike," - ka deklaruar në "Ora News", Ardian Civici, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.I ftuar në “Ora News”, në këndin "Ora e Intervistës" përballë gazetarit Edvin Peçi, Civici i ka dhënë përgjigje edhe njërës prej pyetjeve të ngritura shpesh nga opozita dhe nga media: Ku janë, përse po vonojnë investimet publike?Civici, si analist i fushës, tha se tani, "nga deklarimet publike, duke sikur ka prioritet shylerja e detyrimeve të prapambetuara ndaj biznesit, që janë kryesisht në infastrukturë e një pjesë e buxhetit, qoftë edhe e ndihmuar nga huatë, ka bërë "që pjesën e luanit" ta marrë shlyerja e borxhit të biznesit.Civici ka folur gjithashtu edhe për marrëveshjet e nënshkruara me Bankën Botërore, ndikimet e tyre në ekonomi si dhe për vendimin e bujshëm, uljen e normës bazë të interesit në lek në minimumin historik.Ai shpjegoi se " qëllimi i uljes së normës bazë të interesit, po t’i referohemi një prej objektivave të Bankës së Shqipërisë, është mbajtja e inflacionit në një nivel të përcaktuar, që është intervali 2 - 4%, me një tendencë pikësore prej 3%," - tha Civici.Civici pohoi se vendi po përjeton një “ekonomi anemike”, ndaj duhet bërë çdo gjë për të stimuluar investimet dhe rritjen prej të paktën 2.1 %.Gjatë fjalës së tij, ai ka shprehur edhe domosdoshmërinë e reformës në sektorin energjitik, sepse “jemi me çmime nën koston e prodhimit e nga ana tjetër hyjmë në atë grup ku shpenzimet nga shpërdorimi i energjisë dhe mosarkëtimet i kemi shumë të mëdha, me 45 %”. Më poshtë, Civici sqaron në detaje.INTERVISTA E PLOTE E ARDIAN CIVICIT NE "ORA NEWS":Duke qënë se ju jeni anëtar dhe duke qënë se ka vendime të vazhdueshme të tilla, i fundit në muajin shkurt nga Banka e Shqipërisë , pse u arrit deri këtu?I fundit ishte në muajin shkurt dhe gjatë vitit 2013 u bënë disa ulje të normës bazë të interesit dhe sot jemi ne nivele historike. Qëllimi i uljes së normës bazë të interesit, po t’i referohemi një prej objektivave të Bankës së Shqipërisë që është mbajtja e inflacionit në një nivel të përcaktuar që është intervali 2-4 %, me një tendencë pikësore prej 3%. Në muajt e fundit, inflacioni ka ardhur duke u ulur dhe ka raste që ka zbritur poshtë 2%, pra jashtë objektivit të Bankës së Shqipërisë.Në këto kushte, instrumenti kryesor që ka banka për t’iu përgjigjur këtij niveli të inflacionit, është ulja e kostos së parasë dhe e normës bazë të interesit, ç’ka e bënë paranë më të lëhtë të dal në qarkullim, për të mos ngelur e mbyllur në banka duke u investuar në ekonomi. Ulja e normës bazë të interesit shoqërohet me uljen e përqindjes së interesave për kredi. Objekti kryesor i Bankës së Shqipërisë përveç mbajtjes në kontroll të inflacionit, është stimulimi i rritjes ekonomike .Ulja e normës bazë të interesit behet për të nxitur investimin dhe konsumin e brendshëm.A ka sjell efektet e pritshme në kreditim, një lloj reagimi të bankave të nivelit të dytë, këto lëvizje të herëpashershme të Bankës së Shqipërisë?Kjo është pyetja fondamentale që bëhet ,se sa është lidhur efekti i uljes së normës bazë të interesit me atë që pritet nga kjo ulje, pra që është nje kosto me e ulët për kredinë dhe investime me të mëdha për ekonominë. Efekti është i dyfshtë, nga një anë depozitat dekurajohen, por nga ana tjetër ulet norma e interesit për bonot e thesarit, pra borxhet e qeverisë bëhen me të lehta. Duke para analizat, konstatohet në muaj te veçantë, një përcjellje më e mirë e politikës monetare dhe në muaj të veçantë një përcjellje më e dobët.Kur thuhet më e dobët duhen vënë në balancë vendimet që marrin bankat, nën ndikimin e normës bazë të interesit dhe nga ana tjetër kur përcaktojnë normën e interest sidomos për kreditë. Fatkeqësisht ka plot raste kur bankat përceptojnë një nivel rreziku më të lartë se ai që mund të perceptohet me një sy të përgjithshëm dhe e reflektojnë këtë në një lloj ngurtësimi të përqindjeve të interesit për kreditë. Banka e Shqipërisë është operator shumë i rëndësishëm në ekonomine e vendit, por ajo përdor ato instrumenta që ajo ka mundësi dhe i përdor në ato drejtime ku ajo mendon se mund të japi kontributin e saj .Nuk duhet kuptuar ne çdo rast se norma bazë e interesit është instrumenti i vetëm që mund të çoj në atë përcjellje të politikës monetare.Por çfarë mund të bëjë tjetër Banka e Shqipërisë përveçse të ulë normën bazë të interesit?Në këtë aspekt, janë ato që ne i quajme politika makro apo mikro prudenciale, që kanë të bëjnë me çlirimin e mundësive të ekzekutimit shumë të shpejt të kolateralit me një ristrukturim të kredive nga ana e bankave. Njëkohësisht në bashkëpunim me Ministrinë e Financave disa nga masat e fundit që u morën për t’ju krijuar bankave mundësitë që të pastrojnë balancat te tyre nga kredi të humbura që nuk ia vlen më të mbahen. Çësthja është komplekse kur flitet për ngritje inflacioni brenda një niveli normal dhe të qëndrushëm. Norma baze e interesit e nxit dhe e stimulon zhvillimin e ekonomisë, por nuk ështe i vetmi dhe çudi bërësi.Inflacioni i ulët, a është ky tregues për një dobësi ekonomike?Është një nga treguesit tipik për dinamikat që ka ekonomia e një vendi. Fakti që ne kemi patur inflacion nën nivel 2 % prejshumë muajsh, tregon se kemi një ekonomi anemike, jo dinamike dhe nëse kjo tendencë angravohet Shqipëria rrezikon të kete situate deflacioniste që janë akoma më të dëmshme për tu menaxhuar.Nga analiza e Guvernatorit Fullani doli qartë së kush ishin arsyet se pse banka e Shqipërisë mori vendimin për të riulur normën bazë të interesit. Në radhë të parë është shifra e inflacionit dhe në radhë të dytë analiza që i bëhet faktorëve që ndikojnë në nivelin e inflacionit dhe u kostatua një kërkesë e brendëshme e dobët. Vazhdon situtata ku një pjese e bizneseve punojnë nën kapacitete, ç’ka nenkupton se nuk rrisin dot punësimin, pagat, prodhimin dhe për pasojë nuk realizojnë dot shitjet që mendojne. Së treti u konstatua se në emër të rregullimeve makroekonomike, për sa i përket financave publike, ka një tkurrje të shpenzimeve publike,çka do të thotë më pak para të hedhura në qeveria në ekonomi krahasuar me 1 vit më parë . Këtë boshllëk në ekonomi , nga mosrealizimi i investimeve publike, politika monetare përpiqet ka kompesoj me investime private kryesisht nga bankat . Ne kemi 66% financim të sektorit privat vetëm nga bankat, po t’i shtojme dhe financimet e individëve të veçantë del që fina ncimi në ekonomine shqiptare vjen nga sektori bankar . Në krahasim me tre muaj më parë kredia ka ardhur duke u ulur dhe kjo është nje këmbanë alarmi për oksigjenin që merr ekonomia për tu zhvulliar.Kredi jo - remitancat po pësojnë ulje - investime publike jo! Atëherë nga do e marrë frymëmarrjen e ekonomia?Një pjese të rëndësishme po e merr nga dy burime të rëndësishme, së pari nga FMN, 130 milion euro dhe nga një hua nga Banka Botërore prej 220 milion dollarësh. E rëndësishme është që duhet bërë çdo gjë për të stimuluar investimet në ekonomi në mënyrë që të arrijmë atë tregus ,megjithëse modest për kushtet aktuale , një rritje prej 2.1 % të parashikuar për 2014. Raporti i Bankës Botërore theksoi se dy reformat më të mëdha që duhet të ndërmarrim reforma në energjitikë dhe në pensione, si pritet të kryhen këto dhe si pritet të ndikojnë në ekonominë shqiptare?Raporti ishte i ndarë në dy pjesë, më parë dua të theksoj një fakt tjetër. Duhet të kesh marrëdhënien dhe vlersim pozitiv nga ana e FMN në mënyrë që mundësitë për të marrë fonde nga Banka Botërore të jenë akoma më të maëdha. Nuk ësht rastësi që sapo Shqipëria nënshkoi marrëveshje dhe kjo nga FMN u vlerësua pozitive, menjëherë erdhi kreditimi nga Banka Botërore. Pra është shumë e rëndësishme që ne ta marrim me seriozitet marrëveshjen me FMN, ta zbatojme në mënyrë korrekte se zbatimi i saj do na bëjë më të garantuar dhe më të besushëm. Sot raporti i Bankës Botërore kishte dy element, stabliliteti e financave publike dhe menaxhimi më i mirë i borxhit dhe u përdor shpesh termi i kompaktit fiskal, çka do të thotë një harmonizim më i mirë i raportit të të ardhurave në buxhet nga sistemi fiskal dhe shpenzimeve publike në bazë të parashkimeve që ka bërë qeveria në buxhet.Tre nga gropat e mëdha që mund të sjellin këtë disekuilibër janë, i pari ka të bëjë me domosdoshmërinë e një reforme në sektorin energjitik dhe kjo për faktin se ne jemi me çmime nën koston e prodhimit, nga ana tjetër hyjmë në atë grup ku shpenzimet nga shpërdorimi i energjise dhe mosarkëtimet i kemi shumë të mëdha, me 45 %. Që financat publike të jenë stabël dhe buxheti i një vendi mos të jetë nën presionin e mungesës së energjisë në momente të caktuara, duhet të bejmë importe duke destabilizuar financat publike. Atëherë Banka Botërore rekomandon të bëhet një reformë e thellë që zgjidh pagesat por dhe të përafrojë koston e prodhimit me çmimin e tregut. Nga ana tjetër pensionet përbejnë një detyrim dhe peshë për buxhetin e shtetit. Reforma e pensioneve synon të sjell në ekuilibër këtë sistem, këto ishin dy rekomandimet kryesore. Së fundmi kishin një sëre rekomandimesh që kishin të bënin më shërbimet bazë, arsim , shëndetësi.Duket sikur në kushte të tilla janë lënë në plane të dytë investimet publike, gjatë këtyre muajve të parë të qeversjes pothuajse s’kemi patur investim në rrugë, cfarë ka sjell kjo sipas jush?Nga deklarimet publike duke sikur ka prioritet shylerja e detyrimeve të prapambetuara ndaj biznesit, që janë kryesisht në infastrukturë. Nëse një pjesë e buxhetit qoftë dhe të ndihmuara nga huatë, përsëri ka bërë që pjesen e luanit ta marri shlyerja e borxhit të biznesit. Në përpjektjet për të luftuar deficitin e lartë boxhetor, për të kontrolluar më mirë borxhin, "i sakrifikuari" i parë do vazhdojë të ngelet shpenzimet qeveritare, pra shpenzimet publike. Ky lloj qëndrimi ka bërë të kemi në mimnimum historik shpenzimet publike. (Video: Ja intervista e plotë në Ora News) e.k/Oranews.tv