Konflikti Presidencë-Qeveri, Nishani- Evans: Mekanizmat ligjorë të zgjidhin çështjen

Në një ditë të ngjeshur takimesh presidenti Nishani ka pritur sot shumë personalitete ndërkombëtare të politikës dhe fesë. Pas takimit që pati me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu I, presidenti takoi anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Jonathan Evans dhe Këshilltarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Winer.Në takimin që presidenti pati me anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe njëkohësisht Bashkëraportuesin e Komitetit për Shqipërinë, Jonathan Evans u diksutua mes të tjerash edhe konflikti institucional mes mazhorancës dhe Kreut të Shtetit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë apo kompetencat kushtetuese të Presidentit, ku Presidenti Nishani shprehu bindjen se “në Shqipëri ekzistojnë mekanizmat e duhur ligjore për zgjidhjen e këtyre konflikteve, si Gjykata Kushtetuese e cila është garantuese e përcaktimit dhe mbrojtjes së parimeve të ndarjes së pushteteve”.Gjatë takimit, Kreu i Shtetit dhe Bashkëraportuesi Evans biseduan dhe ndanë mendime rreth luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformës në drejtësi, për të cilën Presidenti theksoi se "duhet të jetë e pandalshme dhe gjithëpërfshirëse pa ndikimin apo influencën e politikës apo grupeve të tjera të interesit. Lufta kundër korrupsionit në radhët e gjyqësorit nuk ndihmohet aspak, përkundrazi dëmtohet nga retorikat dhe akuzat publike e kolektive që artikulohen rëndom ndaj anëtarëve të ndryshëm të gjyqësorit.”

Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti Nishani informoi zotin Evans mbi punën dhe arritjet e shënuara deri më tani duke shtuar se "përpjekjet e KLD-së për rritjen e transparencës, integritetit dhe kapaciteteve profesionale në gjyqësor do të vazhdojnë pa u ndërprerë."

Presidenti Nishani duke përmendur dhe vlerësuar prezantimin e projektit të përbashkët të Bashkim Evropian dhe Këshillit të Evropës “Rritja e efiçencës së Drejtësisë në Shqipëri” para disa ditësh, e cilësoi atë si një hap i duhur dhe pozitiv në drejtim të suksesit të reformës në gjyqësor.

Gjithashtu Nishani vlerësoi bashkëpunimin shumëvjeçar e mjaft të mirë të vendit tonë me Këshillin e Evropës, në drejtim të forcimit të demokracisë dhe të shtetit ligjor, e tanimë, në mbështetje të aspiratave të Shqipërisë për integrimin, sidomos në këtë etapë të rëndësishme të këtij procesi kur vendi ynë pret të marrë statusin e vendit kandidat.

Anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe njëkohësisht Bashkëraportuesin e Komitetit për Shqipërinë, Jonathan Evans, ndodhet në vendin tonë në kuadër të një vizite zyrtare.

Nishani-Winer: Bashkëbunim mes vendeve për paqe dhe siguri globalepresidenti-nishani-jonathan-winer-300x217 - Copy(Në foto Presidenti Nishani gjatë takimit me Jonathan Winer)“Bashkëpunim nga ana e të gjitha qeverive, për çështje që lidhen me paqen dhe sigurinë globale dhe se dy vendet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen këtë bashkëpunim në të mirë të popujve tanë dhe më gjerë”. Në këtë përfundim kanë arritur të Presidenti Nishani dhe Këshilltari i Lartë Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Winer gjatë një takimi në Presidencë.Gjatë takimit Presidenti Nishani u shpreh se, “vëren me kënaqësi që niveli i marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i shkëlqyer dhe shoti se, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të rëndësisë parësore dhe strategjike për vendin tonë”.Presidenti pasi shprehu mirënjohjen ndaj mbështetjes amerikane për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe veçanërisht për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën Veri-Atlantike, e garantoi bashkëbiseduesin se “vendi ynë ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të justifikuar këtë besim, duke marrë përgjegjësitë e duhura, që kërkon një partneritet i tillë, në përpjekjet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë në botë, ku roli i Shteteve të Bashkuara është udhëheqës.”Presidenti Nishani dhe Winer shkëmbyen mendime për një bashkëpunim konkret për të kontribuar, së bashku me vendet e tjera demokratike, për zgjidhjen e çështjeve të sigurisë në Gjirin Persik.

ex/oranews online/