Vlorë, kreu i Qarkut, Dhimojani kallëzon firmëtarët e mocionit të mosbesimit

Vlorë – Krerët e Këshillit të Qarkut të Vlorës ndodhen para presionit të një grupi këshilltarësh, që kanë kërkuar shkarkimin e tyre dhe emërimin e drejtuesve të rinj.Anesti Dhimojani, kryekëshilltari i Qarkut është i pari prej të cilit pritet dorëheqja, pasuar nga nënkryetari dhe sekretari i Qarkut. Ata e kanë fituar mandatin në vitin 2011, si përfaqësues të së djathtës në këtë Këshill, duke përfituar nga rrjedhja e votave të së majtës.Kërkesën për dorëheqje e kanë bërë një pjesë e anëtarëve të këtij këshilli, më saktë një e treta, të cilët kanë paraqitur një mocion mosbesimi për drejtuesit e Këshillit të Qarkut Vlorë dhe kanë kërkuar edhe mbledhjen jashtë radhe të kryesisë. Arsyeja kryesore e mocionit është se në asnjë vit, buxheti i qarkut nuk është realizuar dhe madje, edhe pagat e këshilltarëve prej dy vjetësh, nuk janë paguar.Por, Dhimojani është i vendosur për të mos u dorëzuar para një presioni të tillë dhe ka bërë kallëzimin penal në Prokurori për të kërkuar vërtetimin e firmave të 1/3 së anëtarëve tëKëshillit të qarkut që kanë firmosur mocionin. Pas kësaj, Dhimojani ka bërë të qartë se deri në përfundim të hetimin, nuk do të bëjë mbledhjen e Kryesisë jashtë radhe, ashtu siç i është kërkuar nën presion.Dhimojani e ka vazhduar betejën e tij për të mos e rrëzuar Këshillin që kryeson, duke bërë edhe një hap të tretë: të kërkojë mbështetjen e opionit për këtë që i kërkohet.Nëpërmjet një konference për shtyp, në emër të Këshillit të Qarkut të Vlorës, Dhimojani ka dhënë sot një deklaratë për shtyp, “i detyruar nga kushtet,” ku ka shpejguar situatën dhe masat që ka vendosur të marrë me mbështetësit e tij në këshill.TË MAJTËT KËRKOJNË DORËHEQJEN: BUXHETI S'U REALIZUA ASNJËHERËJa arsyet përse të cilat, këshilltarët e majtë e disa të djathtë, kërkojnë emërimin e drejtuesve të rinj të Këshillit."Institucioni i Qarkut Vlorë, për shkak të ekuilibrave të brishta, të krijuar këto që prej konstituimit të tij, nuk ka arritur të mirëfunksionojë duke ngelur kështu peng i pazareve partiake dhe i interesave të ngushta individuale. Si rrjedhojë e këtyre raporteve, asnjë vit nuk është bërë i mundur realizimi i buxhetit të planifikuar dhe për pasojë nuk janë realizuar investimet e premtuara, madje buxheti i realizuar nuk ka mjaftuar as për rrogat e këshilltarëve, të cilët kanë dy vjet prapambetje." ar.sh/Oranews.tv