Sarandë, gjendet i trupi i pajetë i 31-vjeçarit në kufi me Greqinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2014, 14:58
Sarandë- Një djalë i ri shqiptar është gjetur i vdekur në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Viktima është identifikuar si Gentian Hasanaj i moshës 31 vjeç. Trupi i 31-vjeçarit u gjet në një greminë vetëm pak metra larg kufirit në Qafë Botë,konkretisht në një zonë pyjore në Asproklit të Igumenicës.Menjëherë kanë shkuar forcat kufitare të Sarandës, ku mësohet se ky rajon policor prej dy ditësh ka qënë në kërkim të tij, pasi familjarët e kishin denoncuar zhdukjen e mistershme të djalit të tyre.Informacionet e para bëjnë të ditur që 31-vjeçari ishte banor i Bathores në Tiranë. Ndërkohë që trupi u dërgua për ekspertizë për të mësuar rreth shkaqeve të vdekjes, ndërsa nga ana tjetër policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.