Rikthehet aksioni i prishjes në Vlorë, tensione mes banorëve e INUK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2014, 12:46
Është shoqëruar me tensione aksioni i INUK në zonën e Skelës dhe Ujit të Ftohtë për të prishur disa objekte mes tyre dhe shtëpi të vjetra banimi të ndërtuara nga 1920-1950. Prishjet bëhen në kuadër të ndërtimit të projektit Lungomare. Mësohet se në plan është prishja e 13 shtëpive. Banorët kundërshtojnë aksionin. Disa prej tyre deklarojnë se nga çfarë kanë mësuar në gazetë kompensimi do të jetë 2. 4 milionë lekë, një shumë e pamjaftueshme për të blerë një tjetër shtëpi, ndërsa një pjesë tjetër thonë se nuk kanë asnjë njoftim. Në ndihmë të INUK janë dhe forcat e policisë të cilët kanë ndërhyrë kur ka pasur tensione dhe konflikte verbale.