Katari rrezikon organizimin e botërorit 2022, FIFA hetim për akuzën e ryshfetit
Katar- Organizatorët e Kupës së Botës në Katar në vitin 2022, pritet të takohen me investigatorin e FIFA-s, Michael Garcia, pas akuzave të publikuara një ditë më parë nga prestigjozja "The Sunday Times". Në këtë vizitë do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të FIFA-s.Një ditë më parë "The Sunday Times" publikoi një kryeartikull që duket se ka bërë menjëherë xhiron e botës. Sipas saj, anëtari ekezekutiv I FIFA-s për Katarin, Mohamed Bin Hammam, një super miliarder, ka lobuar fort, me qindra mijera e miliona dollarë në këmbim të mbështetjes ndërkombëtare për në kandidaturat e botërorit të 2022."The Sunday times" e ka faktuar këtë lajm me mijëra emaile dhe dokumente të tjera zyrtare. Fillimisht Bin Hammam ka hedhur në llogaritë bankare të Presidentëve të rreth 30 asosacioneve afrikane, përpos një shume prej 1.6 milionë dollarë në llogarinë personale të tyre.Këto akuza të forta janë lëshuar ndaj FIFA-s, vetëm 10 ditë larg inaugurimit të kampionatit botëror në Brazil. Sot Katari i ka mohuar këto akuza, duke i cilësuar shpifje, ndërsa kërkon që kjo çështje të mbyllet këtu. Por sot kanë reaguar gjithashtu shtetet e tjera që ishin pjesë e grupit në të cilat mund të mbahej kampionati botëror i 2022.Zv.presidenti i FIFA-s, britaniku Jim Boyce ka thënë për BBC: "Nëse këto akuza për korrupsion do të rezultojnë të vërteta, nuk e kam fare problem të votoj edhe një herë për të kërkuar një tjetër vend për të zhvilluar kampionatin e 2022". Përpos kësaj hetimeve për rastin e Katarit, duket se tashmë FIFA, do të nisë një hetim edhe për përzgjedhjen e vitit 2018.Katari arriti të mundë grupin e Koresë së Jugut, Japonisë, Australisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror "Katar 2022".Kampionati botëror 2022 në Katar është përcaktuar të zhvillohet përgjatë stinës së dimrit, duke u zhvendosur disa muaj nga periudha tradicionale, për të mbrojtur lojtarët dhe tifozët nga temperaturat përcëlluese që vijnë nga shkretëtira.Temperaturat në Katar në muajt qershor, korrik, gusht dhe shtator arrijnë deri në 50 gradë celcius. Por ndërsa duket se gjithçka është në rrugën e duhur në Katar, tashmë duhet të priten përfundimet e hetimeve për të vendosur nëse kupa e botës 2022, do të mbahet apo jo atje.