Cani: Reforma në pensione duhet sot. Në energjetikë do jetë me dhimbje
Tirane- Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaron se reformat emergjente që duhet të bëhen është ajo në sektorin e energjenisë por dhe të pensioneve.Por ndërsa reforma e pensioneve duhet të bëhet sot se nesër do të jetë vonë, reforma në sektorin e energjisë do të jetë më shqetësuese më problematike dhe më me dhimbje.Edhe Drejtuesja e Bankës Botërore në Shqipëri Tahseen Sayed u shpreh se “duhen realizuar urgjentisht reforma në financat publike, sektorin financiar”.Ministri Cani i pranishëm në Tryezën ku Banka Botërore prezantoi “Rishikimin e Financave Publike” sot paradite në hotel Tirana ministri Cani foli për një rregull të ri fiskal.“Zgjidhja e problemeve të sektorit të energjisë është shumë e gjerë, e thellë, është një reform që fillon e mbaron me energjinë, por është problem thelbësor me financat publike, koha shumë shpejt do të tregojë alternativa por doemos pritshmëritë janë për një reform rrënjësore e të thellë. Jo pak janë dhe reformat me pensionet. Kjo reformë kërkon zgjidhje sot pasi nesër do të jetë shumë vonë. Na duhet ti japim një zgjidhje sa më të shpejtë po aq madhore sa energjetika. Më shqetësuese më problematike, më e thellë dhe më me dhimbje do të jetë reforma në energjetikë,” tha ministri i Financave.Cfarë trashëgoi Rama nga qeverisja e BerishësSipas ministrit Shkëlqim Cani: “Faturat e papaguara të çertifikuara kapin shifrën e 720 milionë dollarë. Siç trumbetoj se Shqipëria nuk u influencua nga kriza, u provua se ishte iluzive. Pati ngadalësim drastik të rritjes ekonomike.”Qeveria me rregull të ri fiskal për borxhin publikCani foli për nisjet së shpejti të një diskutimi të gjerë për një rregull të ri fiskal që do të disiplinojë politikën fiskale, në funksion të qëndrueshmërisë afatmesme dhe afatgjatë të financave publike dhe të borxhit publik."Rregulli fiskal do të duhet të përfshijë edhe hapësirën optimal për politikat fiskale kundër ciklike kur ato janë realisht të domosdoshme. Ky regull do të përfshijë edhe disa mekanizma që parashikojnë minimizimin e rreziqeve fsikale. "Rregulli fiskal do të ishte i pazbatueshëm pa reformat në sektorin e energjisë dhe në skemën e reformave."Zgjerimi i bazës së taksave dhe ribalancim i shpenzimeve në infrastrukturëZgjerimi i bazës së taksave, duke ruajtur apo rritur nivelin e shpenzimeve publike por dhe ribalancim të shpenzimeve në infrastrukturë është mënyra më e mirë për të arritur konsolidimin fiskal.“Politika fiskale synon zgjerimin e hapësirës fiskale për të mbështetur sektorët prioritarë të qeverisë. Në sektorin e transportit qeveria po kërkon bashkë me BB të shohë sit ë gjendet mënyra më e mirë e menaxhimit. Një nga rrugët që gjykojmë që duhet parë me parësi, do të ishte priorizimi i objekteve dhe investimeve në infrastrukturë në përputhje me buxhetin afatmesëm në mënyrë që thesari ynë nuk do të lejë prerje shiritash apo çelje objektesh të reja pa patur paratë e mjaftueshme në buxhetet afat mesme të cdo minsitrie e në vecanti ministrisë së infrastrukturës.Mirëmbjajtja dhe ruajtja nga dekradimi i stokut i infrastrukturës rrugore. Kërkohet një ridimensionim në shpenzimet e buxhetit në atë që do të hapin hapësira më shumë pë rrugë të reja, apo do të shohim hapjen e rrugëve të reja në varësi të shpenzimeve të reja ëq do të na duhet dhe na imponojnë në drejtim të mirëmbajtjes së rrugëve ekzistuese.”