Snowden i kërkon azil Brazilit, në gusht i skadon koha e qëndrimit në Rusi

Rusi- Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden kërkon azil politik në Brazil. Gjatë një interviste për televizionin Brazilian "Globo TV", Snouden, ka deklaruar se dëshiroj të jetoj në Brazil.Snowden, që kërkohet nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, aktualisht jeton në Rusi. Por, afati i azilit të përkohshëm në këtë vend skadon në muajin gusht të këtij viti. Shtetet e Bashkuara ia kanë anuluar pasaportën. Snowden tha se formalisht ka kërkuar azil në disa shtete, përfshirë Brazilin.Nga ana tjetër, Ministria e jashtme e Brazilit tha se e ka marrë kërkesën e Snowdenit për azil.Në dokumentet sekrete të publikuara nga Edward Snowden, vitin e kaluar, shihej se agjencitë sekrete të Shteteve të Bashkuara e kishin spiunuar Brazilin, ndaj ndoshta Brazili zyrtar edhe mund ta marrë në konsederatë këtë kërkesë.Në kohën kur detaje të skandalit të përgjimeve nisën të publikohen, presidentja e Brazilit Dilma Rousseff, anulloi vizitën zyrtare në Uashington.