Abdikon Mbreti Huan Carlos, Princi Felipe pritet të marrë fronin e Spanjës
Madrid-Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, do të abdikojë pas gati 40 vitesh në fron, ndërsa atë do ta zëvendësoj djali i tij, Princi Felipe, deklaroi sot kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, gjatë një deklarate e cila vlerësohet se befasuese.Dikur me një popullaritet të madh, Juan Carlos, 76 vjeç, i cili ka ndihmuar në tranzicionin e qetë në demokraci në vitet ‘70, pas diktaturës së Francisko Francos, duket se e ka humbur mbështetjen e publikut në vitet e fundit, për shkak të korrupsionit dhe gabimeve, raporton Reuters nga Madridi.Vajza e tij, Prencesha Cristina, dhe burri i saj, Inaki Urdangarin, janë nën hetime për shkak të një rasti të korrupsionit. Mbreti Carlos, i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, po tërhiqet për shkaqe personale, tha kryeministri Rajoy.