Atentati ndaj ish drejtorit të CEZ, pistë hetimi:Hakmarrja për vrasjen e 1997

Tirane-Hakmarrja është pista kryesore mbi të cilën po heton policia në lidhje me ekzekutimin e 47-vjeçarit Viktor Skeja.Burime të policisë së Tiranës bëjnë me dije se dyshohet që shkak për ekzekutimin mafioz në mes të Tiranës një ditë më parë, mund të ketë qënë fakti se Viktor Skeja mendohet të ketë qënë porositësi i vrasjes së shtetasit Gjin Gjinit, ngjarje e ndodhur më 28 maj të vitit 1997 në Laç.Kjo vrasje u shënua pak kohë pasi vetë Viktor Skeja kishte mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave ndaj automjetit të tij në Sanxhak të Kurbinit.Në të njëjtin vit Viktor Skeja dyshohet të ketë grabitur bankën e Laçit së bashku edhe m 6 persona të tjera.Pikërtisht e kaluara e tij problematike dyshohet të ketë qënë motivi edhe i dy atentateve të tjera ndaj 47 vjeçarit, ndërsa i treti rezultoi fatal, duke i marrë jetën, pasi u qëllua me 11 plumba. Plagët e shkaktuara në kokë dhe në gjoks i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur gjithashtu se viktima ka qënë i armatosur me pistoletë, të cilën nuk ka pasur mundësi ta përdorë pasi është zënë në befasi nga autorët e krimit.Familjarë dhe miq të ish-drejtorit të CEZ-it, Laç janë marrë në pyetje për të mësuar rreth autorëve të cilët ekzekutuan në makinën e tij 47 vjeçarin.Atentati i tretë, Skeja ekzekutohet me 11 plumbaPasditen e 1 qershorit, ish-drejtori i CEZ-it të Laçit nuk i shpëtoi dot atentatit të tretë. Viktor Skeja, 47 vjeç u ezkekutua me 11 plumba në makinën e tij rreth orës 14:30 minuta në rrugën “Riza Cerova”.Viktor Skeja kishte punuar si drejtor i CEZ-it në Laç, por ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali dhe person me precedentë penalë. Ai është qëlluar disa herë me automatik duke gjetur vdekjen e menjëhershme në makinë.Ky është atentati i tretë ndaj tij, pasi i pari i është bërë në vendlindjen e tij në Laç dhe i dyti, në 12 shtator 2013 në një kazino në Tiranë. Skeja ka qënë vetëm në makinën e tij kur është qëlluar. Në vendngjarje janë gjetur gëzhojat e armës dhe prej tyre dyshohet se vrasësi ka qënë vetëm një. Dyshohet se Skeja është qëlluar me më shumë se 11 plumba kallashnikovi dhe pista e hetimit janë konfliktet e mëparshme, pasi viktima ka qënë person me precedentë kriminal.Skeja ishte banor i lagjes dhe një atentat ndaj tij është bërë edhe në shtator të vitit 2013.sg/oranews online/