Ambasadori i SHBA-së Arvizu takim një orësh me Ramën, nesër raporti i KE-se
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2014, 10:36
Tirane- Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë në selinë e kryeministrisë. Takimi ka nisur rreth orës 10:30 minuta dhe ka zgjatur rreth 1 orë.Ky takim është zhvilluar në një moment kur kemi debat të hapur politik mes mazhorancës dhe opozitës për trafikun e drogës, dy greva urie që po mbahen në Tiranë njëra në krah të kryeministrisë por edhe para Parlamentit si dhe vendimi për marrjen e statusit të vendit kandidat. Nesër pritet që KE të bëjë publike progres raportin për Shqipërinë(Ne foto: Ambasadorit Arvizu duke dalë nga kryeministria pas takimit me Ramën)