Reduktim emetimit të CO2, propozimi i SHBA: Shkurtim me 30% deri në vitin 2030
Presidenti amerikan Barack Obama, pritet të zbulojë së shpejti rregullat e reja për energjinë, për të reduktuar emetimet e karbonit për të kontribuar në ngrohjen globale.Propozimet pritet të sjellin reduktim të ngritjes nga karboni në1600 termocentrale me rreth 30% deri në vitin 2030. Kina dhe India janë ndër vendet që kanë ndërmarrë masa të ngjashme dhe janë angazhuar realisht për të frenuar ngrohjen globale. Por sipas kritikëve, rregullat e reja të Shteteve të Bashkuara, mund të shkaktojnë mbylljen e këtyre centraleve dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike."Jam i vendosur që Amerika të jetë në krye të një aksioni global për të shpëtuar planetin tonë" tha Obama gjatë javës së shkuar. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se influenca e SHBA-ve është gjithnjë e fortë sepse nuk ne udhëheqim diçka, bëhemi shembull edhe për të tjerët.Detajet e rregullave të reja ende duhet të zbulohen por ishte e përditshmja "Wall Street Journal" dhe "New York Times" ato që zbuluan se sipas planit të administratës Obama, synimi është reduktimi i emetimit të karbonit deri në vitin 2030 me rreth 30%. Zyrtarë të administratës megjithatë e kanë përshkruar këtë iniciativë si një hap përpara në zotimin e z.OBama, të bërë në vitin e tij të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë.Në 2009, Obama tha se do të nisë punën për reduktimin e emetimit të karbonit brenda vitit 2020. Presidenti demokrat e ka patur të pamundur ti bindë republikanët në Kongres për të ndërhyrë në legjislacionin e ndryshimeve klimaterike.Në vitin 2010, një përpjekje e demokratëve për të kaluar ligjin për limitimin e emetimit të dioksidit të karbonit u bllokua nga senatorët republikanë. Por tani Obama nuk do të ketë më nevojë për republikanët pasi do të mbështetet tek një vendim i gjykatës së lartë të vitit 2007, ku cilësohet se administrate e tij, mund të ndërhyje në këtë ligj sipas rregullave të Agjencisë së mbrojtjes së ambjentit, sipas aktit të pastrimit të ajrit. Pasi pikat kryesore të hartohen, më pas çdo shtet do të hartojë dhe implementojë strategjitë përkatëse./nzh/oranews online/