Le Pen: Admiroj Vladimir Putin po aq sa Angela Merkel

Francë- Liderja e Frontit Kombëtar, parti e djathtë në Francë, Marine Le Pen, thotë se e admiron Vladimir Putinin aq sa kancelaren gjermane, Angela Merkel, pasi presidenti rus nuk i lejon vendet e tjera të imponojnë vendime në të.Në një intervistë për revistën gjermane "Der Spiegel", Le Pen tha se ajo i respekton liderët, që mbrojnë interesat e vendit të tyre.Sipas saj, politikat e zonjës Merkel ishin të mira për Gjermaninë, megjithëse ato mund të dëmtojnë vendet e tjera.Ajo theksoi se beson se Putin së pari vë interesat e Rusisë, “prandaj në këtë aspekt, kam sasi të njejtë të respektit për të sa për zonjën Merkel”.Le Pen, partia euroskeptike e së cilës ka shënuar fitoren e parë kombpëtare në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, javën e kaluar tha se dëshiron të shkatërrojë Bashkimin Evropian, por jo Evropën.