Tregon aftësitë e tij në ski
Aktori i njohur i filmave Antonio Banderas është në udhëtimin e tij vjetor të Krishtlindjeve në Aspen të Kolorado-s me familjen e tij.Ai ka preferuar që këto Krishtlindje ti kaloëj duke bërë ski së bashku me familjen.Dhe 52 vjeçari ka shpalosur më së miri talentin e tij ndaj këtij sporti argëtues.Nga fotografitë që paparacët i kanë bërë kemi kuptuar se aktori shumë mirë mund të ngatërrohet me një skiator profesionist, pasi ai ishte i veshur në mënyrën e duhur dhe performanca e tij ishte e shëklqyer.Fytyra e tij tregonte kënaqësinë që po ndjente në vendin e tij të preferuar, dhe përveç se ai bëri ski dhe nuk u lodh , së bashku me vajzën dhe gruan dolën të shëtisnin nëpër dyqane për të bërë shopping.Antonio i veshur tepër sportiv me tuta portokalli, xhup të zi dhe një kapuç po të zi dukej në një formë aq të mirë sa të jepte përshtypjen e një djali të ri dhe jo të një zotërie 52 vjeçar.