Kënga "Identitet" fiton çmimin e parë në festivalin e RTSH-së

Kënga  "Identitet" e këngëtarëve Adrian Lulgjura dhe Bledar Sejko është fituese  e çmimit të parë në festivalin e 51 të këngës  në Televizionin Publik Shqiptar dhe gjithashtu do të  përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion Song 2013-të.Pas tre netë konkurimi në sallen e pallatit të kongreseve, fituesi u shpall në mënyrë publike ku anëtarët e jurisë deklaruan pikët e dhëna prej tyre prej secilin nga këngët finaliste.Në vend të dytë juria vlerësoi Anjeza Shahinin me këngën  "Love", ndërsa në vend të tretë u rendit u rendit Hersi Matmuja me këngën "Kush ta dha këtë emër"...Gjatë natës finale nuk kanë konkuruar 18 këngë siç ishte parashikuar por vetëm 17 pasi kënga "Më lër një ëndërr" e kompozitorit Endri Tola interpretuar nga  Ani Çuedari u përjashtua nga festivali pasi u denoncua plagjatura pas një shkrese nga udhëheqësi artistik i festivalit.Festivali i këngës në RTSH zhvillohet çdo fundviti që prej vitit 1961 dhe që prej vitit 2003 kënga fituese e këtij festivali ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Fituesja e edicionit të kaluar ishte Rona Nishliu me këngën "Suus".