Victoria Beckham rrëfen rininë e saj dhe raportet me meshkujt

Victoria Beckham e pranoi se ajo e kishte të vështirë të dilte në takime derisa ishte pjesë e Spice Girls. 38 –vjeçarja, e cila është ikonë e modës shokoi publikun kur tregoi detaje nga jeta e saj rinore bashkë me anëtaret e tjera të bandës, Geri Halliwell, Emma Bunton, Melanie Chisholm dhe Melanie Brown.Victoria tani mund të jetë e martuar dhe shumë e lumtur me njërin nga meshkujt më seksi në botë, por gjërat nuk kanë qenë kaq mirë për të kur ishte yll në muzikë, pasi ajo tha se ka qenë shumë mbrapa në departamentin e romancave, sepse të gjithë meshkujt thjesht dëshironin të preknin flokët e saj.Victoria është larguar nga ky treg prej kohësh dhe që nga viti 1997 është në lidhje dashurie me futbollistin,me të cilin u fejua një vit më vonë, për tu martuar pastaj në vitin 1999 në një ceremoni diskrete.